Carovska: Nuk ka nevojë për panik, nëse duhet do të ndryshojë modeli i mësimdhënies

Nuk ka nevojë për përhapje të panikës dhe informacioneve të pavërteta, pasi Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Shëndetësisë çdo ditë e monitorojnë situatën dhe nëse marrim  rekomandim për ndryshim, në të njëjtin moment do të jemi gati të ndryshojmë gjithçka që na thuhet, tha sot ministrja Milla Carovska, duke përsëritur se nga 1 shtatori shkollat ​​do të jenë të hapura për të gjithë nxënësit dhe se ky është skenari i parë dhe më i dëshiruari nga tre gjithsej për fillimin e vitit të ri shkollor, transmeton Portalb.mk.

Në përgjigje të pyetjes se a do të rishikohet vendimi për shkak të rritjes së vazhdueshme të infeksioneve nga koronavirusi, ajo tha se po ndiqen rekomandimet e autoriteteve shëndetësore dhe vendimi i Qeverisë dhe Shtabit kryesor të krizës, dhe se modeli i mësimdhënies do të ndryshojë nëse Komisioni për Sëmundje Infektive konstaton se ka nevojën.

Skenari i dytë është model hibrid – alternativ një javë një grup nxënësish në klasë, dhe gjysma e klasës – online dhe modeli i tretë, si vitin e kaluar – me prania fizike për një grup nxënësish, kurse për grupin tjetër në kontinuitet mësimi të jetë në distancë.

“Më të padëshiruar janë skenari i dytë dhe i tretë . Siç rekomandoojnë edhe nga UNICEF dhe OECD dhe të gjitha vendet e tjera që janë më të zhvilluara se i yni, prania fizike është më e dëshirueshme dhe e përshtatshme dhe ne po përgatitemi për këtë model të mësimdhënies, në përputhje me rekomandimet e Shtabit të Krizave dhe vendimit të Qeverisë. Në një moment të caktuar, nëse Komisioni për Sëmundjet Infektive përcakton se duhet të ndryshojmë modelin, jemi të gatshëm për të tre skenarët”, tha Carovska gjatë një vizite në shkollën fillore “Klimenti i Ohrit” në Draçevë ku sot u prezantua stacion mobil për larjen e duarve, donacion nga UNICEF përmes USAID.

Përfaqësuesja e UNICEF-it në vend Patricia Di Giovanni tha se më e mira për nxënësit është që shkolla të jenë të hapura dhe të qëndrojnë të hapura sa më gjatë që të jetë e mundur dhe se për mbrojtje nga virusi do të vlejnë të njëjtat masi anti-covid që vlejnë për të gjithë komunitetin.

“Plani është që të fillojmë me 100% të nxënësve që të kthehen në shkollë, ndërsa për më tej do të shohim. Ajo që është më e mira për komunitetin është gjithashtu më e mira për shkollat. Masat që vlejnë për të gjithë duhet të zbatohen edhe për shkollat. Duhet të përpiqemi ta mbajmë virusin larg të gjithë komunitetit, jo vetëm larg shkollave”, tha Di Giovanni.

Ajo theksoi se shëndeti i fëmijëve është më i rëndësishmi, por se është e rëndësishme që shkollat të hapen të parat dhe të mbyllen të fundit pasi, siç tha ajo, mësimi online ka siguruar vazhdimësi dhe ka pasur tranzicion të shpejtë kudo në botë me qëllim që të mos ketë ndërprerje në mësimdhënie, por që mësimi online është vetëm mjet dhe nuk duhet të zëvendësojë plotësisht procesin arsimor.

“Vetë fëmijët duan të kthehen në bankat shkollore, të jenë ballë për ballë me mësuesit e tyre dhe mes shokëve të klasës. Një hulumtim i UNICEF -it zbuloi se 88 përqind e mësuesve që kanë punuat me prezencë fizike, konsiderojnë se fëmijët nuk kanë pasur problem t’iu përmbahen masave, madje edhe më shumë se të rriturit, kurse 50 përqind e prindërve thanë se do të preferonin që fëmijët e tyre të ktheheshin në bankat shkollore dhe se fëmijët mund t’u përmbahen masave mbrojtëse – distancë fizike, mbajtje e maskës dhe larje e duarve”, tha Di Giovanni.

Ajo shtoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës po punon shumë me komunat për të siguruar kushte për kalim të lehtë në mësimin online nëse ka rritje të rasteve të infektimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button