RMV, prej sot filloi kontrolli publik i Listës zgjedhore

Kontrolli publik i Listës zgjedhore për zgjedhjet lokale do të nisë sot dhe do të zgjasë deri më 9 shtator. Atëherë KSHZ -ja në kontrollë do ta vendosë gjendjen e re të të dhënave në Listën zgjedhore, e cila do të shfrytëzohet në ditën e zgjedhjeve, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të këtij afati, qytetarët duhet të paraqesin kërkesë me shkrim për regjistrim, fshirje ose shtesë në Listën zgjedhore në njësitë rajonale ose zyrat e KSHZ -së ose t’i drejtohen në mënyrë elektronike Komisionit dhe të paraqesin dëshmitë përkatëse.

Afati i fundit për përfundimin e Listës zgjedhore me të gjitha ndryshimet, si nga qytetarët ashtu edhe nga partitë politike, është 24 shtatori, ndërsa Lista zgjedhore duhet të nënshkruhet përfundimisht deri më 1 tetor.

Qytetarët mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore përmes uebfaqes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor – www.sec.mk ose në https://izbirackispisok.gov.mk/.

Ndërkohë, nga 16 gushti rrjedh procedura e mbledhjes së nënshkrimeve për paraqitjen e listave të pavarura të kandidatëve. Mbledhja e nënshkrimeve në zyrat rajonale të KSHZ -së do të zgjasë deri më 30 gusht deri në mesnatë.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button