Jetoj 

Zot!
Një milion ëndrra flakaresh janë.
Dora që shtrëngonte çdo lëkundje.
Ndoshta!
Butë, bekoj e ëmbla dashuri.

O Zot!
Thuaj t’i shkel syrin, flakja tutje jetën.
Sytë të mos e fajësojnë,
Një milion shigjeta shpojnë pasigurinë
E butë, e ëmbël kjo dashuri.

Zot!
Fshehtas sheh jetë
E ke aftësuar të mbaj dhimbje.
Ti bën vetë stuhinë, brengën varkë të jetës.
Pasi i shkrive gjitha në një
Krijove shpirtin tim.
E butë, e ëmbël kjo dashuri!

O Zot!
Ndoshta është parajsa ime, lutja e fundit!
Ndoshta s’ka rrugë deri n plakje.
Butë
Ëmbël
Bekoj
atëherë dashuria!

Nga Elona Pozhegu

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button