RMV, studentët do të mund t’i harxhojnë paratë e vaktit ushqimor për çfarë të duan

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në afatin e fundit për aplikim të subvencionit për ushqim që do të jepet për studentët deri-diplomik nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Ky lloj subvencioni do të jepet në të holla në llogaritë bankare të studentëve, gjegjësisht 2,400 denarë në muaj. Edhe pse ky subvencion është i destinuar të shfrytëzohet për ushqim, megjithatë kjo lë hapësira për të mos u shfrytëzuar për atë qëllim. Portalb.mk pyeti ministren e MASH, Mila Carovskën se a kanë në plan të ndërmarrin diçka më konkrete për të sofistikuar këtë lloj subvencioni që të mund të shfrytëzohet vetëm për ushqim, ashtu siç e kanë disa shtete të BE-së. Kurse Carovska tha se për momentin kjo ishte zgjidhja më e mirë, dhe në të ardhmen do të ketë karta “Green Pay” vetëm për ushqim, shkruan Portalb.mk.

Me përkrahje financiare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, studentët e rregullt në ciklin e parë (deridiplomik) mund të bëhen shfrytëzues të subvencionit “Racion ditor për ushqim të studentit” në vlerë prej 120 denarë në ditë, respektivisht 2 400 denarë në muaj që do të lëshohen në llogaritë e transakcionit të studentëve.

Edhe përse kjo është një ndihmë shumë e nevojshme për studentët, subvencioni për vaktin ushqimor për momentin lë hapësira për mos tu shfrytëzuar për ushqim. Portalb.mk e pyeti ministren e MASH Mila Carovskën, se a kanë në plan të marrin ndonjë hap konkret që ky lloj subvencioni të sofistikohet dhe të mund të shfrytëzohet vetëm për ushqim në dyqane dhe restorante

Ministrja tha se për momentin kjo ishte zgjidhja më e mirë për momentin sepse nuk dihej nëse restorantet do ishin të hapura, por në të ardhmen sipas saj kjo do të rregullohet me kartat “Green Pay”

“Paratë do të shkojnë në llogaritë e transakcionit të studentëve, dhe mund t’i shfrytëzojnë për çfarë të duan. Qëllimi ynë është për një vakt të shëndetshëm që mund ta blini në dyqane që mund të përgatitni në shtëpi, apo në restorante. Por nuk kufizohet që mos t’i shpenzoni paratë për gjëra tjera. n Për momentin, ne nuk ishim të sigurt nëse restorantet do të ishin të hapura. Do të ketë karta “Green pay”, kartat e tilla speciale do të vendosen në përdorim, dhe do të jenë vetëm për ushqim, si për në markete ashtu edhe në restorante, më tutje nuk mund të paguani më energjinë elektrike me ta”, tha Carovska

Sllovenia është shembull konkret, praktika e të cilës e dëshmon se subvencionet e tilla mund të destinohen vetëm për ushqim.

Qeveria e Sllovenisë ka programin e kuponëve studentorë “boni”, me anë të së cilave studentët hanë vakte të shëndetshme ushqimore në restorant apo kafene me çmim shumë të ulët nga normalja. Qeveria sllovene u’a jep kuponat studentëve nëpërmjet aplikacionit që e regjistrojnë në telefonin e tyre, dhe kështu ky kupon mund tl shfrytëzohet vetëm në ristorante dhe kafene, dhe nuk ka hapësira që ky kupon të përkthehet në të holla nga studentët dhe tregtarët, sepse e njëjta është e dënueshme, pasi paraprakisht studentët e bënin këtë.

Studenti për një muaj merr aq kupona s aka ditë pune përgjatë atij muaji, afërsisht 20-22. Vlera e këtij kuponi është 2.69 euro, kurse pjesën e mbetur e paguan studenti në varësi të restorantit ku e shfrytëzon, por shuma maksimale që studenti mund ta paguaj është 4.31 euro, në disa vende studenti nuk paguan asgjë, vetëm përdor kuponin nëpërmjet telefonit dhe merr ushqimin e shëndetshëm.

Këto vakte ushqimore, gjithmonë të shëndetshme për studentët përfshijnë: supë, sallatë, haje kryesore(ku ke shumë opsione) si dhe desert apo fruta .

Procedura për marrjen e kuponit studentor është e thjeshtë, studenti fillimisht regjistrohet në faqen e internetit të sistemit ku edhe merr numrin e aktivizimit, pas kësaj shërbimet studentore vërtetojnë statusin e studentit dhe menjëherë në numrin celular bëhet aktivizimi i llogarisë.

LEXO: Për 3 vjet studime, së pari ndjenjën e të qenurit i tillë e përjetova në vend të huaj

Portalb.mk tetorin e vitit të kaluar e ngriti këtë si çështje, madje drejtoi edhe pyetje në lidhje me të njëjtën deri tek MASH, por aso kohe nuk morëm një përgjigje.

LEXO: Tetovë, studentët që nuk trajtohen si studentë: Përballë harxhimeve, pa kushte, madje as pa transport (Infografik)

Gjithçka që duhet të dini për vaktin e subvencionuar ushqimor nga MASH.

Të drejtë aplikimi në afatin e gushtit (1-31 gusht) kanë studentët e rregullt në ciklin e parë të studimeve (shtetas të RMV-së) të regjistruar në semestrin veror të vitit akademik 2020/21.

Ndërsa në afatin e tetorit (1 – 31 tetor) të drejtë aplikimi kanë: studentët e rinj që do të regjistrohen në vitin e parë të studimeve deri-diplomike, në vitin akademik 2021/22, si dhe studentët që nuk kanë qenë të regjistruar në semestër veror të vitit akademik 2020/21, e që do të regjistrojnë semestër dimëror në vitin akademik 2021/22.

Studnetët gjithashtu duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: të mos jenë në punë të rregullt, të mos regjistrohen si fermerë individualë, të mos kenë të ardhura mujore që e tejkalojnë pagën minimale neto në vitin aktual.

Kështu mund të aplikohet:

Kandidatët duhet të paraqiten në formën elektronike në këtë linkGjatë aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët Fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë dhe të nënshkruara t`i bashkëngjisin në fletëparaqitjen elektronike në https://e-uslugi.mon.gov.mk/ përmes së cilës aplikojnë për realizimin e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë.

Çdo kandidat mund të kontrolloj fletëparaqitjen e parashtruar, në aplikacionin elektronik në menynë” Aplikacionet e mia”.

Sapo t’i marrin këto subvencione, fondet e studentëve do të paguhen direkt në llogaritë e tyre të transaksioneve. Në këtë mënyrë, me fondet e fituara që do të paguhen nga shteti, do të mund të paguhet te çdo tregtar. Ndryshimet ligjore lejojnë që ushqimet e studentëve të sigurohen nga dyqanet, dhe jo vetëm nga objektet e hotelerisë. Sidoqoftë, rekomandimi për studentët është që fondet mujore të përdoren për blerje të ushqimit.

Në këtë video mund të shihet mënyra e aplikimit. Informacione më të detajuara për konkursin mund të gjenden në këtë link.

LEXO: Gjithçka që duhet të dini për vaktin e subvencionuar për studentët që do të fillojë në tetor

Gjatë ditës së djeshme në hapësirat e kampusit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), u mbajt panel diskutimi në lidhje me bursat që u ofrohen studentëve. Në veçanti u diskutua për subvencionin për ushqim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ku ministrja Mila Carovska, rektori Abdylmenaf Bexheti, zëvendës-ministri i MASH Arafat Shabani dhe kryetari i Parlamentit Studentor UEJL Agron Demiri, ju bënë apel studentëve që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të aplikojnë për marrjen e këtij kuponi.

“U bëj apel të aplikoni për vaktin e subvencionuar. Deri më sot, ne kemi pranuar rreth 6,000 aplikime dhe jemi të gatshëm të pranojmë 40,000. Aplikoni deri me1 shtator, aplikim është i thjeshtë elektronik, nëse nuk mundeni në mënyrë elektronike, ejani te Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe të punësuarit atje do t’ju ndihmojnë. Në mënyrë që t’i përpunojmë më shpejtë të dhënat, që të merrni subvencionin e parë rreth 5 tetorit, i cili është 2,400 denarë”, tha Carovska

LEXO: Ministrja Carovska deri te studentët: Aplikoni deri në fund të muajit për vaktin studentor falas

Ndryshe, këtë vit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës prezantoi disa kategori të reja të bursave, ndërsa i rriti edhe shumat mujore të disa prej atyre ekzistuese që janë dhënë deri më tani. Ku edhe për herë të parë shpalli konkurs për dhënien e bursave për studimet e doktoratës në vend. Pasi u hoqën 10 vjet më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button