Ngecje në letërnjoftime, njerëz pa pension dhe ndihmë sociale, mund të ngelin edhe pa të drejtë vote

Sistemi për lëshim të letërnjoftimeve është ndryshuar me emrin kushtetues, ndërsa ligji me të cilin duhet të ketë hyrë në përdorim është i bllokuar në Kuvend. Shkurtimisht, ky është shkaku përse nuk lëshohen letërnjoftime, për çka qytetarët nuk mund të marrin pension me muaj meqë nuk kanë letërnjoftim, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Me muaj zgjatë stagnimi në lëshimin e dokumenteve personale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa gjithnjë e më shumë qytetarë nuk mund t’i realizojnë të drejtat themelore – të marrin pension apo ndihmë sociale për shkak se bankat nuk ua japin pa letërnjoftim të vlefshëm.

Suzana Saliu, zëvendëse e Avokatit të tha që çdo ditë pranojnë parashtresa nga qytetarë të cilët u ankohen se u janë cenuar të drejtat themelore të njeriut.

“Nuk paraqiten vetëm qytetarët që kanë problem por edhe anëtarë të familjeve të tyre të cilët thonë, për shembull që babai i tij të vetmin burim të mjeteve për ekzistencë e ka pensionin.. ky problem ka fituar më shumë dimensione dhe krijon më tepër pasoja dhe për atë shkak institucionet, bankat afariste në veçanti të demonstrojnë mirëkuptim”, tha Saliu e cila theksoi që kanë parashtresa edhe nga qytetarë shfrytëzues të ndihmës sociale.

Sipas saj, tani është e domosdoshme të gjendet zgjidhje kohore, për shkak se, siç thotë, vijojnë dy operacione të rëndësishme, regjistrimi i popullatës në shtator dhe zgjedhjet lokale në tetor.

“Në këto dy operacione, roli kyç në identifikimin e qytetarëve duhet të kërkohet në letërnjoftim, meqë nuk mund t’u kërkohet dokument udhëtimi, nuk kanë, për shkak se, si pasojë e pandemisë dy vite jemi të bllokuar me udhëtimet, kurse disa qytetarë as nuk nxjerrin dokument udhëtimi. Mendoj që kjo do të krijojë probleme dhe pasoja shtesë”, tha Saliu.

Sipas statistikës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, me përfundim më 18 gusht, saktë 41 100 qytetarë kanë aplikuar për letërnjoftime ndërsa nuk mund t’i marrin.

Meqë ligji i ri nuk është miratuar, nuk lëshojnë letërnjoftime sipas ligjit të vjetër,  nga MPB thanë se nuk ekziston mundësi e tillë për shkak se tani më është bërë “transfer teknik i sistemit për përpunimin e të gjitha dokumenteve personale”.

Nga МPB-ja thanë që rregullisht pranohen qytetarët, që mundësitë teknike parashohin lëshimin e të gjitha dokumenteve personale, duke përfshirë edhe letërnjoftimet me emrin e ri kushtetues, por që nuk mund ta bëjnë atë për shkak të Ligjit për letërnjoftime i cili ende nuk është miratuar e që në Kuvend është bllokuar me 1506 amendamente nga opozita.

“Mirëpo, МPВ nuk guxon të fillojë me lëshimin e letërnjoftimeve të reja derisa Ligji nuk është në fuqi. Ndërkaq, veprimi sipas ligjit të vjetër është i pamundur nga aspekti teknik për shkak të faktit që MPB pikërisht në interes të realizimit të obligimeve të ndërmarra dhe të afateve ka bërë transfer teknik të sistemit për përpunimin e të gjitha dokumenteve personale”, theksuan nga МРB.

Prej aty thanë që “në mënyrë aktive punojnë në shqyrtimin e opsioneve të mundshme për të gjetur zgjidhje sa është e mundur më shpejtë” dhe u bëjnë apel subjekteve afariste, veçanërisht atyre nga sektori bankar, t’i pranojnë vërtetimet nga qytetarët të cilat i pranojnë gjatë aplikimit për dokumente personale si provë që procedura për lëshim të dokumentit të ri është në rrjedhë, përkatësisht t’u dalin në ndihmë klientëve të tyre.

Si erdhi deri te problemi?

Ngecja në lëshimin e dokumenteve personale filloi të shfaqet në qershor. Atëherë nga Ministria e Punëve të Brendshme deklaronin që bëhet fjalë për lajm të rremë. Fillimisht problemi ishte me lëshimin e pasaportave, ndërsa nga MPB-ja pohonin që kanë formularë, por që ka numër tepër të zmadhuar të qytetarëve të interesuar dhe për atë shkak procedura është më e ngadalshme. Pastaj me ndryshime të ligjit për dokumente udhëtimi, vlefshmëria e pasaportave u vazhdua deri në fund të këtij viti, mirëpo qytetarët ankoheshin që shtetet tjera nuk i lejojnë t’i kalojnë kufijtë e tyre për shkak të pasaportës së skaduar.

Muajin e njëjtë, në dy raste, nga 11 deri 15 qershor dhe nga 23 deri 27 qershor МPВ njoftoi që është duke bërë pauzë në sistemin e lëshimit të dokumenteve personale për shkak të, siç ata kanë njoftuar, mbindërtimit të sistemit për të dhëna personale. Herën e parë për shkak të mbindërtimit të sistemit, ndërsa herën e dytë për shkak të kalimit në sistem të ri. Në fakt, atëherë edhe sistemi që dokumentet të mbajnë emrin kushtetues dhe të njëjtin muaj, ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski nga Kuvendi duke u përgjigjur në pyetje deputetësh pohonte që për disa ditë do të fillojë lëshimi i letërnjoftimeve me emrin kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në fakt nga MPB pohojnë që problemi tani është pikërisht në Kuvend, përkatësisht në Ligjin për letërnjoftime për të cilin më së shumti amendamente ka parashtruar Levica. Dy deputetët e asaj partie opozitare e bënë atë për shkak të kundërshtimit të kërkesës së partnerit të koalicionit qeveritar, të partisë Besa, që në letërnjoftimet të ketë grafë për përkatësinë etnike.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button