Largohen shkupjanët e Shkëndijës

Në prag të ndeshjes derbi të Ligës së pare të Maqedonisë, kur nesër (e shtunë), Shkëndija do të përballej me Renovën, futbollistët  Ertan Demiri, Sedat Berisha, Muzafer Ejupi, Burhan Aliju dhe portieri Trajce Nikov, janë larguar nga klubi duke thënë se më nuk do të kthehen në asnjë mënyrë.

Sipas futbollistëve mësohet se arsyeja e vetme për largimin është shkaku se klubi nuk i ka kryer obligimet financiare ndaj futbollistëve dhe se në bazë të marrëveshjes së arritur në fillim, as 10 % nuk është realizuar. Nga ana tjetër kryesia ka apeluar që përmes buletave të shitura të grumbullojë të holla dhe të paguaj lojtarët.

Ndeshja derbi do të zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 16:00, ndërsa Shkëndija kështu do të jetë shumë e dobësuar përballë Renovës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button