Zaev takoi veteranët dhe invalidët e luftës së vitit 2001, u dakorduan për të shqyrtuar dhe zbatuar Ligjin për invalidët dhe veteranët

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev zhvilloi takim me përfaqësuesin e Shoqatës Feniks, duke u falënderuar për kontributin e tij në zgjidhjen e problemit me veteranët dhe invalidët e luftës së vinit 2001, transmeton Portalb.mk.

“Në takim u shpreh falënderim i madh për kryeministrin Zoran Zaev, i është dhënë pllakat për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe mirëkuptimin e treguar për zgjidhjen e çështjeve që i tangojnë veteranët dhe invalidët e luftës së vitit 2001”, raportojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Takimi u zhvillua ndërmjet kryeministri Zoran Zaev dhe udhëheqësit e Shoqatër për veteranët e luftës dhe invalidët e luftës së vitit 2001 “Feniks” në krye me kryetarin Lazo Naumov.

“Në takim u theksua që për herë të parë, pas shumë viteve anashkalim, një kryeministër ka treguar interesim për ndihmën e tyre dhe mbështetjen”, deklarojnë nga Qeveria, duke shtuar që “u dakorduam që të shqyrtohet Ligjit për të drejtat e invalidëve të luftës, anëtarët e familjes së tyre dhe anëtarëve të rënë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button