Pas muajit gusht, menaxhimi me deponinë Rusino do t’i dorëzohet Ndërmarrjes së formuar nga komunat e Pollogut

Punimet për pastrimin e deponisë Rusino që shpeshherë është theksuar si ndotësi kryesor i mjedisit jetësor në komunat e Pollogut, sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, së shpejti do të kalojnë në fazën tjetër, transmeton Portalb.mk.

“Në përputhje me planin dinamik, masat e shpejta pritet të përfundojnë plotësisht deri në fund të gushtit të këtij viti, pas së cilës do të fillojë faza e dytë e projektit dhe menaxhimi me Rusinon do t’i dorëzohet Ndërmarrjes së Përbashkët Rajonale Publike Rusino/ Pollog, e formuar nga të gjitha komunat e Rajonit planifikues të Pollogut”, deklarojnë nga Ministria.

Ministri Naser Nuredini paralajmëroi që po punohet edhe për hapjen e një rruge tjetër për në Rusino nga segmenti Gostivar-Mavrovë, por një gjë e tillë është akoma në fazën e përgatitjes së dokumentacionit, ndërkohë është asfaltua rruga aktuale deri në deponi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button