Reagimet e para pas shortit të Ligës së Kampioneve

Pas shortit të hedhur në Nyon për ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të Evropës kanë ardhur reagimet e para nga të katër skuadrat.


REAL MADRID – “Është kënaqësi që jemi këtu. Kemi shumë respekt për Borussia Dortmundin. Kemi luajtur dy herë me ata (në fazën grupore), por nuk ia kemi dalë t’i mposhtim. Këtë herë shpresojmë të jetë ndryshe sepse duam të jemi në finale, kjo është e tëra që po ëndërrojmë, tha drejtori i klubit dhe ish-futbollisti legjendar i Realit, Emiglio Butrageno.

BORUSSIA DORTMUND – “Reali nuk na frikëson, por presim të na respektojë. Mezi presim duelet tona. Qëllimi ynë është të kënaqim shikuesit tanë”, tha shefi ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke.

BAYERN MUNICH – “Mendoj se do t’i shohim dy ndeshje shumë të mira, që do të luhen në nivelin më të lartë të mundshëm. Për shumë mendoj, se loja e parë si nikoqir është një përparësi, përkundër bindjes së përgjithshme që është e kundërta. E dimë se çfarë na pret. Është klubi më i suksesshëm në vitet e fundit. Tani klubi ynë duhet të tregojë nëse mund të shtyhet me Barcelonën. Është shans i mirë të tregojmë se kemi përparuar nga viti 2009 (kur janë takuar dy skuadrat) dhe të testojmë veten kundër ekipit më të mirë. Nuk ka favorit të pastër në asnjërën ndeshje”, tha drejtori ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinze Rummenige.

BARCELONA – “Është ndeshje ndërmjet dy ekipeve të mëdha. Janë dy skuadra me stile të ndryshme të lojës. Do të mundohemi të bëjmë atë që na kënaq më shumë dhe atë që dimë si ta bëjmë më së miri. Do të jemi të gëzuar të sigurojmë një vend magjik në Wembley”, tha drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta.
Ndeshjet gjysmëfinale luhen më 23/24 prill dhe 30 prill e 1 maj. Finalja e Ligës së kampionëve luhet më 25 maj në Wembley të Londrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button