Tetë të vdekur dhe 2.236 raste me COVID-19 sot në Kosovë

Tetë persona kanë vdekur dhe 2.236 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit janë kryer 11.373 testime dhe janë shëruar 138 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës. Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, transmeton Koha.net.

Në total numri i rasteve aktive është 14.249.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button