Instituti për demokraci: Vazhdon niveli relativisht i ulët i cilësisë së debatit në Kuvendin e RMV-së

Këtë e tregojnë rezultatet e Raportit për monitorim të cilin e realizoi Instituti për demokraci për periudhën nga janari deri në qershor të vitit 2021. Monitorimi është fokusuar në diskutimet që kanë të bëjnë me pikat e rendit ditor të Kuvendit të cilat bëjnë pjesë në fushat e sundimit të së drejtës, të drejtat e njeriut dhe demokraci, njofton Portalb.mk.

Cilësia e debatit në Kuvend, pavarësisht nivelit të përmirësuar të argumentimit, sërish nuk e fiton vlerësimin minimal të duhur për t’u emërtuar si debat. Në vlerësimin e cilësisë së debatit më së shumti kontribuojnë shkalla e arsyetimit, përgjegjësisë dhe forcës së argumentit më të mirë, me atë që kjo periudhë shënon nivel të njëjtë ose përkeqësim në përgjegjësinë dhe forcën e argumentit më të mirë. Kryesisht, cilësia e debatit, sikur edhe në periudhën e kaluar, është në nivel të ulët, me hapësirë të madhe për përmirësim.

Këtë e tregojnë rezultatet e Raportit për monitorim të cilin e realizoi Instituti për demokraci për periudhën nga janari deri në qershor 2021. Monitorimi është i fokusuar në diskutimet që kanë të bëjnë me pikat nga rendi i ditës të Kuvendit të cilat bëjnë pjesë në fushat e sundimit të së drejtës, të drejtat e njeriut dhe demokraci.

“Raporti për këtë periudhë tregon nivel relativisht të ulët të cilësisë së debatit në Kuvend gjatë dy viteve të fundit dhe e konfirmon konkluzionin që ekziston hapësirë për përmirësim të konsiderueshëm”, thonë nga Instituti.

Vlerësimi mesatar i cilësisë së debatit në Kuvend në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2021 është 5,6, në shkallën nga 1-më vlera më e ulët deri 10- më e larta, që krahasuar me periudhën paraprake të monitorimit (gusht – dhjetor 2020, në 5,5), shënon përmirësim të vogël në nivelin e argumentimit.

Opozita më aktive

Më aktiv me inkuadrim në diskutimet kanë qenë deputetët e opozitës, të cilët kanë marrë pjesë në 63 përqind të diskutimeve të monitoruara, ndërsa deputetët e pushtetit kanë marrë pjesë në 37 përqind. Më së shpeshti për fjalë janë paraqitur dhe më së gjati në foltore kanë diskutuar deputetët Panço Minov dhe Gordana Siljanovska Davkova.

Burim: Instituti për Demokraci

“Përgjithësisht vërehet përmirësim në nivelin e argumentimit nga ana e pjesëmarrësve në diskutimin në Kuvend. Folësit në 38 përqind të fjalimeve të tyre nuk kanë pasur argumente, ndërsa në 48 përqind kanë pasur argumentim të dobët. Një ose më shumë argumente janë vërejtur në 14 përqind të diskutimit”, konstatohet në raport.

Në këtë periudhë të raportimit, kanë shtuar ata, në diskutimet e monitoruara nuk është vërejtur ndryshim në qëndrimin e deputetëve, as për shkak të argumenteve më të mira te bashkëbiseduesit, as për shkaqe tjera.

Burim: Instituti për Demokraci

“Raport e konfirmon edhe fokusin gjithnjë të ulët të deputetëve mbi të drejtat e grupeve të margjinalizuara, në të gjitha periudhat e monitorimit. Është vërejtur që deputetë në rreth 89 përqind të diskutimeve të tyre, nuk fokusohen mbi të drejtat e grupeve të margjinalizuara, nëse nuk diskutohet konkretisht për ndonjë ligj apo temë në rend dite lidhur me të drejtat e tyre”, theksojnë nga Instituti.

Sipas tyre, kultura e debatimit të deputetëve në Kuvendin tonë, e mbështetur me argumente të qarta dhe të forta me të cilat drejtpërsëdrejti mbështetet qëndrimi i përfaqësuar i tyre, janë në nivel relativisht të ulët.

Burim: Instituti për Demokraci

Извор: “Prandaj, në këtë Raport janë përfshirë edhe disa rekomandime, por edhe vegla të cilat janë në dispozicion të deputetëve për të arritur nivel më të lartë të debatit”, theksojnë nga Instituti për Demokraci.

Instituti për Demokraci nga qershori i vitit 2014 e përcjell cilësinë e debatit në Kuvend dhe punën e Kuvendit në përgjithësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button