fbpx

Kamçevi dhe Mijalkovi sot do të deklarohen për “Parcelat në Vodno”

Sot në Gjykatën Penale do të mbahet seanca për rastin “Parcelat në Vodno”, gjegjësisht për pronën sekrete të ish -kryeministrit Nikolla Gruevski. Të akuzuarit do të duhet të deklarohen për fajësinë. Nëse pranojnë fajin, këtu për to përfundon gjyqi dhe do t’ju shqipëtohet dënim i caktuar, nëse mohojnë, atëherë seanca do të vazhdojë me një fjalim hyrës, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e parë, para një muaji, prokurorja Lile Stefanova mbajti fjalë hyrëse, kurse pas dy ditësh seanca do të duhet të vazhdonte me pranimin e fajësisë nga të akuzuarit. Por, para se të paraqiteshin në gjykatë dhe të pranonin fajësinë apo jo, avokatët kërkuan që gjykimi të shtyhej pasi prokurorja siguroi prova të reja, të shpallura prej kohësh dhe të marra përmes asistencës ndërkombëtare nga Qiproja. Kjo dëshmi duhet të tregojë rrugën e parave me të cilat është blerë prona, gjegjësisht sesi janë transferuar nga njëra tek tjera kompani offshore.

Mbrojtja shfrytëzoi të drejtën e saj ligjore për të kërkuar së pari të shohë provat, ndërsa vetëm atëherë të thonë nëse janë fajtorë apo jo. Sidoqoftë, në këtë mënyrë të akuzuarit blenë kohë për një muaj të tërë, pasi seanca e radhës ishte caktuar për sot. Ata kishin kohë të mjaftueshme për të bërë llogaritjet nëse do t’ju paguhet të pranojnë fajësinë apo të vazhdojnë gjykimin.

Për veprën penale që iu ngarkohet, “Pastrim parash”, atyre iu kërcënohen burgim nga 1 deri në 10 vjet. Kjo do të thotë që nëse dikush pranon fajësinë në seancën tjetër, mund të “tërhiqet” me një vit burg.

Ish -kryeministri Nikolla Gruevski është i akuzuari i parë, kurse të akuzuar janë edhe Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq dhe Jordan (Orce) Kamçev, nëna e tij Ratka Kamçeva dhe ish -kreu i DSK -së, Saso Mijalkov.

Sipas aktakuzës, Gruevski akuzohet për veprat “pastrim parash dhe blerje dhe fshehje e paligjshme e pronës”.

Kumbari i tij Novaçevski, biznesmenët Josifoviq, Jordan Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “pastrim parash”, ndërsa kushërira e parë e Gruevskit dhe ish drejtori i DSK-së, Mijallkov, akuzohet për “ndihmë në veprën penale pastrim parash dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale”.

Rasti e udhëheq gjyqtari Ilija Tërpkov, ndërsa prokurorja e rastit është Lile Stefanova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button