RMV, masa për certifikatë të detyrueshme vaksinimi për hyrje në shumë vende ka rritur interesin për imunizimin

Futja e detyrueshme e certifikatës për marrjen e të paktën një doze vaksine, për hyrjen në shumë vende dhe për pjesëmarrjen në ngjarje të ndryshme, ka rritur interesin për vaksinimin në vend, transmeton Portalb.mk.

Kështu, deri dje, në vend u aplikuan gjithsej mbi një milion doza vaksinash, ndërsa 485.464 qytetarë u vaksinuan plotësisht me dy doza. Në vetëm një ditë,  dozën e parë të vaksinës dje e morën11.732 qytetarë.

Por, paralelisht me vaksinimin, rritet edhe numri i personave të sapo infektuar, i cii tashmë dy ditë është rreth 1.000 persona, kurse rritet numri i vdekjeve si ndërlikim i virusit. Ministria e Shëndetësisë  dje njoftoi se në 24 orë janë regjistruar 15 persona të vdekur dhe 1.081 të infektuar.

Certifikata për marrjen e të paktën një vaksine kundër kovid-19 ose dëshmi se e keni kaluar sëmundjen para 45 ditësh, prej dje kërkohen për hyrje në kafene, bastore, qendra tregtare, kazino, ngjarje kulturore dhe të gjitha llojet e festimeve. Masat janë të dozuara në mënyrë që të rritet përfshirja për vaksinimin dhe të parandalohet përhapja e virusit, theksoi dje Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Dhjetë përqind e të gjithë atyre që diagnostifikohen gjatë ditës, siç tha ai, janë të vaksinuar. Gjithashtu, dhjetë përqind e të shtruarve në spital janë të vaksinuar.

“Ajo që është inkurajuese është se nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve, i cili gjatë ditës së djeshme arriti në 600.000, shumë pak janë të diagnostikuar. Numri matet në promila, 0.002, që do të thotë se problemi kryesor është në numrin e qytetarëve që nuk janë të vaksinuar. Nuk kemi aspak problem me ata që janë të vaksinuar, edhe në vendet e tjera ata sëmuren, por rreziku i vdekjes është 20 herë më i ulët nëse sëmuet dikush që është vaksinuar”, tha Filipçe.

Në qytetet ku ka përfshirje më të lartë me vaksinim prej afro 50 përqind, deri më tani nuk ka presion në spitale si janë Manastiri, Ohri dhe Shtipi. Ai theksoi se sistemi shëndetësor është plotësisht i përgatitur për valën e re të kovidit.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se do të kemi dozë të tretë të vaksinës kundër kovidit  edhe tek ne dhe rekomandimi i Komitetit për Imunizimit në përputhje me pikëpamjet e Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve është që të vaksinohen ata që kanë nevojë për mbrojtje shtesë – pacientët që i nënshtrohen transplantit dhe ato në dializë kronike. Doza e tretë nuk duhet të jetë nga i njëjti prodhues si të dy të parat.

Më shume raste aktive ka në Shkup 2 520, pasuar nga Tetova me 1 477 dhe Gostivari – 1 099. Në Kumanovë ka 497 raste aktive, Kërçovë – 404, Strumicë – 339, Ohër – 213, Strugë – 190, Manastir – 151, Dibër – 144. Në qytetet tjera ka nën 100 raste aktive. Bogdanci është qyteti i vetëm në të cilin nuk ka asnjë pozitiv për Kovid-19, kurse në Krushevë, Makedonska Kamenicë dhe Dojran ka vetëm nga një rast aktiv.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 164.529, numri i pacientëve të shëruar është 151.235, numri i të vdekurve është 5.589, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.705.

Sipas statistikave botërore, rreth 210 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus deri më tani, 4.4 milionë kanë vdekur, kurse janë shëruar pothuajse 188 milionë.

OBSH dje njoftoi se lloji Delta qarkullon kryesisht në zonat ku ka më pak të vaksinuar

“Qarkullimi i variantit delta të koronavirusit në zonat me vaksinim të ulët nxit përhapjen e kovid-19 në të gjithë botën”, njoftuan dje zyrtarët e OBSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button