Dy tetovare në vend se në izolim për kovid, janë gjetur në kafene, ndërsa 9 gostivaras me aktvendim për izolim u nisur për udhëtim

Nëntë persona nga Gostivari dhe dy nga Tetova nuk i kanë respektuar aktvendimet për izolim shtëpiak, për shkak të infektimit me kovid-19 apo për shkak të kontaktit me persona të infektuar, kanë konstatuar policët e SPB Tetovë dhe Seksioni për punë të brendshme – Gostivar dje nga ora 10 deri në orën 22 gjatë kontrolleve të rregullta, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

“Gjatë kontrolleve të zbatuara, nëpunësit policorë kanë konstatuar se gjithsej nëntë persona nga fshatrat e zonës së Gostivarit, Gradec, Dobridoll dhe Senokos, megjithëse kanë pasur aktvendim për izolim dhe mjekim shtëpiak, nuk i kanë respektuar aktvendimet dhe janë nisur për të udhëtuar jashtë vendit. Kundër personave, nga të cilët shtatë janë femra dhe dy meshkuj të moshës 13 deri 48 vjeç, do të parashtrohen kallëzime përkatëse për mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë”, ka thënë zëdhënësi i SBP – Tetovë Marjan Josifovski.

Në këtë periudhë është konstatuar që edhe dy gra nga Tetova të moshës 20 dhe 51 vjeçare, me aktvendime për izolim, gjatë kontrollit nuk janë gjetur në shtëpinë e tyre por në objekt hotelierik, ndërsa një burrë, i moshës 27 vjeçare nga Reçica e Vogël në rrethinën e Tetovës, është larguar nga vendi.

SPB Tetovë kundër secilit prej këtyre personave do të parashtrojë kallëzime përkatëse.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button