Kjo është arsyeja pse lojtarët e ekipit Mainz rrezikojnë të gjobiten

Me 11 mungesa për shkak të koronavirusit, Mainzi ia doli të befasojë të gjithë në ndeshjen e parë të Bundesligës, pasi triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Leipzigut, raporton SS.

Megjithatë klubi mund të paguajë me gjobë të shtrenjtë mënyrën e festimit të këtij suksesi, pasi Federata Gjermane ka hapur një hetim për faktin se lojtarët e Mainzit u treguan të pakujdesshëm dhe shkuan të festojnë me tifozët e madje në fund të ndeshjes u ulën edhe në tribunë, pranë tyre.

Ende nuk dihet se çfarë rrezikon konkretisht klubi i Mainz, pasi bëhet fjalë për një rast të paprecedentë, megjithatë për momentin është hapur një hetim dhe sipas mediave gjermane, pritet që të vijë shumë shpejt një gjobë e majme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button