Dëftesat po ndahen nëpër shkolla, nxënësit do t’i pranojnë javën e ardhshme, thonë nga Byroja për Zhvillim të Arsimit

Dëftesat për vitin e përfunduar shkollor 2020/2021 tashmë janë të shpërndara në shkolla dhe nga e hëna do t’u jepen nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, thonë nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZHE) për SDK, transmeton Portalb.mk.

Dëftesat për vitin shkollor të përfunduar në afatin e zakonshëm në qershor i morën vetëm  gjysmë-maturantët dhe maturantët për shkak të regjistrimit në shkollë të mesme dhe fakultete. Dëftesa pranuan edhe nxënësit, të cilët kishin nevojë urgjente për dëftesa për shkak të shpërnguljes nga vendi ose vazhdimit të shkollimit jashtë vendit.

Nga Byroja atëherë thanë që nxënësit do t’i pranojnë dëftesat në gusht sepse atëherë situata me pandeminë kcovid do të jetë më e qetë. Më 24 qershor, në vend kishte 233 raste aktive me kovid-19, kurse dje ishin 6.734 raste aktive.

“Dëftesat tashmë janë duke u shpërndarë nëpër shkolla ​​në të gjithë vendin, më së voni deri të premten, ndoshta edhe më herët, do t’i marrin të gjitha shkollat” thonë nga Byroja.

Viti i ri shkollor, siç ka vendos Qeveria dje, fillon në shtator me prani fizike në shkollat ​​fillore dhe të mesme, kurse mësimi do të zhvillohet sipas protokolleve shëndetësore.

“Sigurisht që ka përjashtime për ata fëmijë që kanë sëmundje kronike, ose kanë në familjet e tyre dikë që ka një sëmundje të caktuar kronike do të jetë në gjendje të marrë njëfarë lehtësimi dhe të jetë në gjendje të ndjekë mësimet. Për fëmijët që do të shkojnë në izolim, gjithashtu do të jenë në gjendje të ndjekin mësimet online”, tha dje ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button