Në mënyrë të rrejshme implikohet se vdekja e një gruaje 49-vjeçare nga Kumanova ka ndodhur si pasojë e vaksinës

Pacientja 49-vjeçare ka vdekur si pasojë e koronavirusit,e jo për shkak të vaksinës, edhe pse ka qenë e vaksinuar me 1 dozë. Fakti që një person është vaksinuar me një dozë nuk do të thotë se trupi i tij ka zhvilluar imunitet dhe është rezistent ndaj infeksioneve. Për të krijuar imunitet nevojitet një dozë e dytë, por edhe që të kalojë një periudhë e caktuar kohore nga marrja e saj, e cila ndryshon për secilin prodhues të vaksinave. Postimi manipulon duke i shfaqur në mënyrë selektive të dhënat dhe duke i nxjerrë ato jashtë kontekstit. Prandaj, qëllimisht nuk thuhet se pacientja ka vdekur nga Kovidi, por thuhet vetëm se ajo ka ndërruar jetë pas pranimit të dozës së parë të vaksinës, shkruan Vërtetëmtësi

Po recenzojmë një postim në Facebook në të cilin thuhet se një grua 49 vjeçare nga Kumanova ka ndërruar jetë pas pranimit të dozës së parë të vaksinës. Pretendimi implikon se vdekja ka ndodhur për shkak të vaksinës, e që të bëhet më bindës ky implikim, është prezantuar edhe një kronikë televizive në një fragment të së cilës thuhet:

49 vjeçarja ka ndërruar jetë pas pranimit të dozës së parë të vaksinës. Ka menduar se nuk ndjehet mirë si reaksion ndaj vaksinës.

„Ka pranuar dozën e parë të vaksinës. Ka menduar se ndjehet keq si për shkak të vaksinës. Keq, keq, nuk kalon. Ka bërë test dhe ka dalë pozitive. E kanë trajtuar në spital por menjëherë e kanë dërguar në Shkup“, thuhet në kronikën televizive, në të cilën deklaratë jep edhe drejtoresha e spitalit në Kumanovë, Snezhana Zaharieva.

Megjithatë, pasi ta keni shikuar të gjithë kronikën e transmetuar (me fillim në minutën 1.52 në këtë link), shihet se konteksti i fragmentit të prerë që implikon lidhshmëri mes vaksinës dhe vdekjes, në fakt nuk është ashtu!

Me fillim në minutën 2.29 të kësaj video të marrë nga lajmet , mund të vihet re i gjithë konteksti. Në kronikë raportohet për dy paciente nga Kumanova që kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë, që të dyja si pasojë e koronavirusit, e jo për shkak të vaksinës.

Pacientja e parë sapo ka lindur me operacion 13 javë para terminit të lindjes, e pastaj në Klinikën infektive e kanë vendosur në respirator, ndërsa foshnjën e porsalindur në inkubator. Para vdekjes ka qenë e trajtuar në spitalin në Kumanovë dhe në ambulantë, e pastaj për shkak se është ankuar se nuk e ndjen beben, është transferuar në KGJO në Shkup, pastaj në Klinikën infektive, ku për fat të keq ka ndërruar jetë.

Pacientja e dytë ka qenë në moshë 49 vjet dhe ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit,e jo për shkak të vaksinës, edhe pse ka qenë e vaksinuar me 1 dozë. Fakti që një person është vaksinuar me një dozë nuk do të thotë se trupi i tij ka zhvilluar imunitet dhe është rezistent ndaj infeksioneve. Për të krijuar imunitet nevojitet një dozë e dytë, por edhe që të kalojë një periudhë e caktuar kohore nga marrja e saj, e cila ndryshon për secilin prodhues të vaksinave. Postimi manipulon duke i shfaqur në mënyrë selektive të dhënat dhe duke i nxjerrë ato jashtë kontekstit. Prandaj, qëllimisht nuk thuhet se pacientja ka vdekur nga Kovidi, por thuhet vetëm se ajo ka ndërruar jetë pas pranimit të dozës së parë të vaksinës – që është një teknikë tipike e manipulimit me lëshim të qëllimshëm të kontekstit.

Pra, duke fshehur një pjesë të të dhënave, si për shembull se pacientja ka rezultuar pozitive për koronavirusin dhe se simptomat që ajo ka ndjerë nuk kanë qenë si pasojë e vaksinës, por simptomatologji e Kovidit, qytetarët manipulohen të besojnë se vdekja ka ndodhur nga vaksina, edhe pse për këtë në postim nuk ka asnjë argument dhe dëshmi. Kjo mënyrë manipuluese e paraqitjes së gjërave ka efekt tek publiku jo kritik dhe kjo mund të shihet nga komentet nën postimin, në të cilat kritikohet vaksina, akuzohet për gjenocid dhe pretendohet se njerëzit vdesin nga vaksina.

Gjithashtu mungon një element tjetër i rëndësishëm që është prerë nga kronika në fjalë, që përveç gruas 49-vjeçare në të njëjtën ditë ka ndërruar jetë edhe një grua 29-vjeçare që sapo kishte lindur në muajin e shtatë të shtatzënisë, pozitive për Kovid dhe e pavaksinuar me asnjë dozë.  Kjo pjesë e kronikës është hequr qëllimisht ose pa dashje.

Për shkak të argumentimit të mësipërm, postimin e vlerësojmë si një postim në të cilin mungon konteksti. Një dozë e vaksinës nuk është e mjaftueshme për të krijuar imunitet ndaj Kovid-19 tek individët e pa infektuar. Në prill të këtij viti, kur filloi vaksinimi në Maqedoni, kryetari i Komisionit për sëmundjet infektive, Dr. Zharko Karaxhovski, tha se personat e vaksinuar me një dozë duhet të sillen si të pavaksinuar, në kuptimin se duhet të mbajnë maska dhe të ruajnë distancën fizike deri sa në organizmat e tyre të krijohen antitrupa.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button