Ura midis Karposh 4 dhe Zlokuqanit ende nuk është ndërtuar

Premtimi: Ljubljanska përmes Vardarit, urë e re për Karposhin dhe Shkupin!

Hapim qasje direkte për banorët e Karposhit deri në qendrën e ardhshme klinike dhe Bardovci. E vazhdojmë “Ljubljanskan” me urë mbi Vardarin dhe e lidhim atë me rrugën “Skupi” dhe bulevardin “Sllovenia” që lidh Çairin, Butelin dhe Gazi Babën, në mini-unaze në qendër. IE zvogëlojmë bllokimet rreth “City Mall” me qasje të drejtpërdrejtë në pjesët e largëta të qytetit dhe autostradës.

[Burimi: Programi zgjedhor i Petre Shilegov – “Jetë për të gjithë në Shkup!”  (fq.38) – data: tetor, 2017]

 ARSYETIMI:

Vazhdim të rrugës “Ljubljanska” me një urë mbi Vardarin në lagjen Karposh 4, premtoi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, në fushatën për zgjedhjet lokale (tetor 2017). Ky premtim i Shilegov, i deklaruar në programin e tij zgjedhor, “Jetë në Shkup për të gjithë!”, fq.38, është i parealizuar, shkruan Vërtetëmatësi.

Ura që duhet të lidhë rrugët “Ljubljanska” dhe “Skupi”, dhe përmes bulevardit “Slloveni” të lidhë Komunën e Karposhit me Çairin, Butelin dhe Gazi Babën, ende nuk është ndërtuar dhe sipas njoftimeve të autoriteteve të qytetit duhet të jetë gati deri në fund të vitit 2023.

Foto: Printscreen nga video

Kryetari Shilegov verën e kaluar njoftoi në Facebook se projekti për urën e re në Karposh 4 ka përfunduar, dhe në fund të vitit 2020 ai njoftoi se gjatë këtij viti (2021) do të fillojë ndërtimi i saj.

Kohët e fundit (11 korrik 2021) Shilegov nënshkroi marrëveshje me Qeverinë dhe TAV, e cila mundëson realizimin e projektit për urën e re në Vardar. Vlera e kontratës është 382.5 milionë denarë me TVSH, dhe afati është viti 2023.

“Funksionimi i qetë i trafikut dhe zvogëlimi i bllokimeve është një nga prioritetet e qytetit. Kjo është arsyeja pse, përveç punës në urën “Mihajlo Apostolski” në bul. ASNOM, fillojnë punët edhe për një urë tjetër që do të lidh dy pjesë të qytetit. Ndërtimi i kësaj ure do të lidhë rrugën “Ljubljanska” dhe bul. Ilinden me rrugën “Skupi” në Komunën e Karposhit. Ura është planifikuar të ketë 4 korsi, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta në të dy anët e rrugës. Gjatësia e përgjithshme e rrugës është 940 metra ndërsa gjatësia e urës është 113 metra”njoftoi Qyteti i Shkupit.

Përndryshe, marrëveshja e nënshkruar nga Shilegov është në përputhje me Vendimin e Qeverisë për rishpërndarjen e fondeve nga koncesionari TAV, të cilat fillimisht ishin të destinuara për ndërtimin e një aeroporti ngarkesash në Shtip në vlerë totale prej 35 milion eurove, me të cilat fillon realizimi i 99 projekteve infrastrukturore në 75 komuna.

Pra, duke pasur parasysh se ura duhet të ndërtohet dhe është planifikuar të përfundojë në 18 muaj – deri në fund të vitit 2023, me çka tejkalohet mandati i kryetarit Shilegov, i cili përfundon në dy muaj – në tetor të këtij viti, këtë premtim e vlerësojmë të parealizuar.

BURIME: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button