Shkëndija fton tifozët në tribuna për të paguar futbollistët dhe për të ndihmuar klubin

Klubi i Futbollit Shkëndija tani më një kohë të gjatë është duke përjatuar situatë të vështirë ekonomike, pasi pasojë e së cilës futbollistët tani më një kohë nuk marrin kontributet që u takojnë. Duke parë se për momentin ekipi ka mbetur në mëshirë të fatit dhe për këtë arsye kryesia e ngushtë ka marë iniciativë për të tentuar të përmirësojnë situatën. Në fakt është vendosur që paratë që do të mblidhen nga dy ndeshjet e radhës, të shtunën me Renovës dhe të mërkurën me Vardarin në kuadër të Kupës, t’u ndahen futbollistëve në emër të pagave mujore.

“Duke parë situatën e vështirë financiare që mbizotëron në klub, kemi parë të rrugës që paratë që do të grumbullohen nga dy ndeshjet e ardhshme, t’u shpërndahen futbollistëve. Ata tani më disa muaj nuk kanë pranuar pagat e tyre mujore dhe për momentin kjo duket mënyra e vetme për t’i ndihmuar. Për këtë arsye lusim edhe tifozerin tetovare që të vijë në numër sa më të madh në këta dy përballje, pasi në këtë mënyrë kontributi i tyre do të jetë më i madh. Publiku tetovar ka dëshmuar historikisht se qëndron pranë ekipi në çastet më të vështira dhe presim që edhe tani të jenë në ndihmë të krenarisë së tyre, Shkëndijës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kryesia e klubit tetovar.

Nga tabori i Shkëndijës shpresojnë që në këtë mënyrë të zbusin krizën në ekip, deri në stabilizimin e situatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button