Në Maqedoninë e Veriut gjatë një muaji janë dhënë 320 leje ndërtimi në vlerë mbi 70 milionë euro, më shumë në Saraj

Në muajin qershor të këtij viti në gjithë vendin janë dhënë 320 leje ndërtimi, që është më shumë në krahasim me qershorin e kaluar, por vlera e tyre më e vogël, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e zvogëluar e projektuar është për shkak të faktit se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, u miratuan miratimet për ndërtimin e strukturave inxhinierike civile me vlera më të larta, siç është tubacioni kryesor i transportit në rajonin e Pellagonisë, pjesa 5 i tubacionit kryesor të gazit në rajonin e Pollogut, biogaz dhe termocentrali i erës në Rajonin e Vardarit, linja e transmetimit nga Manastiri në kufirin Maqedono-Shqiptar në Rajonin Jugperëndimor dhe Pellagoninë”, raportojnë Enti Shtetëror për Statistika.

Raportohet që këtë qershor janë dhënë 17.2 % më pak leje, derisa 4 568 461 000 denarë është vlera e përgjithshme e objekteve, që llogaritet për 64.6% përqind më pak.

“Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim, 191 (59.7 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 43 (13.4 %) janë për objektet e ndërtimit të ulët dhe 86 (26.9 %) për objektet për rikonstruim”, sqarojnë nga Enti.

Në bazë të komunave, më së shumti leje janë dhënë në Saraj (38), Strugë (29), Gazi Babë (18), Manastir (16), Tetovë (15), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button