RMV, Ministria e Arsimit me kërkesë deri te nxënësit dhe studentët që shfrytëzojnë bursa, përndryshe mund t’i mohohet e mundësia

Për shkak të shkrirjes së dy bankave në Maqedoninë e Veriut, Bankës së Ohrit dhe asaj Shparkase, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga studentët përfitues të bursave të paraqesin xhirollogarinë e tyre të re, përndryshe nuk do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e bursës, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të bashkimit të SH.A. Banka e Ohrit – Shkup dhe Sh.A. Banka Shparkase Maqedoni – Shkup, informojmë gjithë nxënësit dhe studentët që janë përfitues të bursave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e që kanë xhirollogari në Bankën e Ohrit ku i kanë pranuar deri tani bursat, duhet të dorëzojnë xhirollogari të ndryshuara-të reja”, njoftojnë nga Ministria.

Ministria sqaroi që ndryshimet mund të paraqiten në objektin e MASH-it ose në formë elektrike në adresën [email protected] për nxënësit dhe [email protected] për studentët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button