Nga Anila Kalleshi: Dieta 2-javore e grupit të gjakut O, çfarë duhet të konsumoni dhe çfarë jo!

Të ushqyerit sipas grupit të gjakut, nuk është nje ilaç magjik për të gjitha sëmundjet, por është një mënyrë me të cilën mundeni sërish të vendosni funksionet natyrale mbrojtëse të sistemit tuaj imunitar, që sërish të baraspeshojnë metabolizmin tuaj dhe nga organizmi të largojnë lektina të rrezikshme, shkruan Preferenca.al.

Grupi 0 njihet si “Gjuetari”. Karakterizohet në një grup mishngrënës, me një sistem tretës të fuqishëm, sistem imunitar tolerant si dhe përshtatet mjaft mirë ndaj stresit me aktivitet fizik. Faktori kryesor që çon në rritjen e peshës është gluteni që ndodhet në bimën e grurit dhe nga prodhimet e grurit.

Gluteni ndikon në metabolizëm dhe krijon efektin e kundërt të ketoneve. Gluteni pengon prodhimin e insulinës. Menjëherë pasi është konsumuar gluteni, trupi reagon njëlloj si ti hedhësh benzinë të keqe një makinë që, në vend që të ushqejë motorin e bllokon fare. Faktor mjaft i rëndësishëm për të humbur peshë është shmangia e prodhimeve të grurit.

Faktor tjetër që çon në rritjen në peshë janë disa bishtaja veçanërisht thierëzat dhe fasulet, pasi kanë lektina që ngjiten në indet muskulare duke i bërë ato më alkaline. Një tjetër faktor që çon në rritjen në peshë është gjendra tiroide. Niveli i ulët i hormonit të tiroides dhe niveli i ulët i jodit çojnë në dobësim të indeve muskulare , mbajtje ujërash dhe lodhje trupore.

Për t’u dobësuar mënjanoni : grurin, misrin, fasulet kidney , fasulet navy , thierëzat, lakrën dhe lulelakrën. Gruri dhe misri pengojnë prodhimin e insulinës dhe rëndojnë metabolizmin. Fasulet,thierëzat dhe lakrat pengojnë përdorimin e kalorive. Kungulli,gjethet e sinapit si dhe lakra e Brukselit ulin prodhimin e hormonit të tiroideve.

Ndihmojnë për të humbur peshën :- Fiqtë ,prodhimet e detit dhe kripa e jodizuar kanë jod dhe rrisin prodhimin e hormonit të tiroides. Mëlçia është burim i shkëlqyer i vitaminës B dhe ndihmon metabolizmin. Mishi i kuq, lulelakra, spinaqi dhe brokoli ndihmojnë metabolizmin.

Mishërat – Grupi 0 mund të konsumojë sa të dojë mish viçi pa dhjam, mish qengj, pule deti . Proteinat janë shumë të domosdoshme për këtë grup gjaku . Kujdes në madhësinë e racioneve. Jo më shumë se 175 gr në vakt.

Grupi 0 ka përqindje të lartë acidi gastrik në stomak ,ndaj e tret shumë mirë mishin. Shumë të dobishme- mish lope, viçi, mish të grirë, stomak, veshkë, zemër, qengj, mëlçi viçi, mëlçi pule,mëlçi derri, mëlçi dele, sorkadhe. Neutrale–Pule fushë dhe deti , rosë, fazan, lepur, thëllënze. Të dëmshme – Beikon, patë, zabon, mish derri.

Prodhimet e detit – Shumë të dobishme- bluefish, sardele, gjuhëza, levrek, salmon, peshk guri , barbun, peshk shpatë. Neutrale – peshk ton, midhjet, gaforre, peshkaqen, kallamar, këmbë bretkose, levrek deti, karkalecë, karavidhe. Të dëmshme – peshk mace, haviar, salmon, oktapod

Prodhimet e qumështit dhe vezët – Neutrale- gjalpi, djathi i bardhë, qumështi i dhisë , mozarela, djathi i sojës, qumështi i sojës. Të dëmshme – blue chesse, graviera, akullore, cottage, kos, qumështi i skremuar, qumështi i dhisë, parmixhano, djathi i butë me pak yndyrë.

Yndyrnat dhe vajërat – Shumë të dobishme- vaj ulliri, vaj lini. Neutrale–vaj misri, pambuku, susami. Të dëmshme – vaj canola.
Fruta të thata dhe farëra – Shumë të dobishme- fara kungulli, arra. Neutrale–bajame, geshtenja ,lajthi, gjalpë bajamesh, fara luledielli. Të dëmshme – arra brazili,fistike ,gjalpë nga fistikë

Bishtaja – Shumë të dobishme- fasule aduki,fasule syzeze,fasule pinto. Neutrale–fasule të zeza,,fasule canellini, bizele ,fasule të bardha. Të dëmshme – fasule kidney,fasule soje, thierëza kafe, jeshile, të kuqe,fasule navy.

Mëngjes me drithëra – Neutrale – krithari, miell orizi dhe oriz. Të dëmshme – fara gruri, ,simigdhali,farina, cornflakes, miell misri.
Bukë dhe prodhime drithërash – Shumë të dobishme- Bukë Esseon. Neutrale–bukë nga orizi i paqëruar,bukë pa gluten,bukë sikali 100%,bukë nga miell soje,kek orizi. Të dëmshme – Muffin misri,bukë nga farëra të ndryshme,bukë misri,bukë nga gruri i fortë.

Drithërat dhe brumërat – Neutrale–miell orizi,miell krithari,miell fagopuri. Të dëmshme – miell nga gruri i fortë, miell i thjeshtë,miell nga gluteni

Zarzavate, bimë, prodhime soje, barishte të freskëta – Shumë të dobishme- gjethe panxhari, preshi, angjinare, bamje, majdanoz, kungull, patate të ëmbla, brokoli, hudhra, lulelakër,qepë, speca të kuq.

Neutrale–asparagë, panxhar, ullinj jeshile, domate, radhiqe, kunguj të vegjël, bizele, speca, qepujka, selino, speca djegës, kastravec, kërpulla, sallatë jeshile. Të dëmshme – patëllxhanë, ullinj të kuq e të zinj, sinap, lulelakra, lakër e kuqe dhe e bardhë, patate të kuqe të bardha, misër i ëmbël.

Frutat – Shumë të dobishme – fiq, shega, kumbullat, kumbullat e thata. Neutrale– Molla, banana,luleshtrydhe të egra, qershi, limon, dardha, shalqi, kiwi, ananas, pjeshkë, greipfruit, pjepri, rrush i kuq, jeshil, i zi, kajsitë. Të dëmshme – Manaferra, portokallet, luleshtrydhet, arra indie, mandarinat, lëng molle, portokalli,

Bimë mjekësore , erëza dhe bimë të thara – Shumë të dobishme – piper i kuq, majdanoz, dafinë, pergamot, fiq, borzilok, piper i zi ne kokrra, karafil, mjaltë, cokollatë ,hudhra, mender, salcë soje, mustardë e thatë, sheqer kafe i bardhë, xhinxher, majdanoz, mender, gjethe limoni, fara trëndafili. Të dëmshme – kanella ,vanilja, piperi pluhur i bardhë dhe i zi, uthulla,

Pije të ndryshme – Shumë të dobishme – uji mineral. Neutrale–birra, vera e kuqe, vera e bardhë. Të dëmshme – kafeja normale, kafeja pa kafeinë, pijet alkolike me ngjyrë, pijet freskuese, çaji i zi, çaji normal pa kafeinë

Këshilla dietike: 1. Mundohuni të kufizoni drithërat dhe në veçanti grurin. 2. Zgjidhni peshkun dhe mishin e hollë, duke u përpjekur të rralloni sa më shumë sallamin dhe mishin e konservuar. 3. Kufizoni konsumin e qumështit dhe prodhimeve të tij.

4. Hani sa më shumë fruta dhe perime, këto të fundit të shoqëruara me vaj ulliri. 5. Mos e teproni me kafe dhe me pije me gaz. 6. Mos e teproni me pijet alkoolike, maksimumi një gotë verë për çdo vakt.

Dieta e grupit 0 –

Dita e parë – Mëngjesi : omletë me një vezë, një karrotë te grirë dhe një kungull të njomë. 1 gotë lëng ananasi. Paradite : 2 kumbulla dhe 1 gotë qumësht soje. Dreka: spageti me mish qingji dhe sallate jeshile. Pasdite:leng karrote dhe 2 kokrra fiq. Darka: sallate jeshile me peshk ton.

Dita e dytë – Mëngjesi : 1 gotë qumësht soje me 2-3 lugë tërshërë. Paradite : 1 fetë ananas i freskët. Dreka: pilaf nga orizi i kaftë me karrota dhe qepë I shoqëruar me një cope mish gjel deti i pjekur. Pasdite: 1 grusht fara kungulli. Darka: brokoli të ziera me pak vaj ulliri dhe limon.

Dita e tretë – Mëngjesi : Nje fetë bukë thekre +1 gotë qumësht soje+1 lugë mjaltë. Paradite : gjysëm kokrre qitro. Dreka: peshk salmon i pjekur në zgarë & sallatë jeshile. Pasdite: 3 kokrra arra dhe pak rrush të thatë. Darka: sallate romane me mbushje cezar ,një gotë leng boronice.

Dita e katërt – Mëngjesi : 1 fetë bukë thekre me marmalatë & gjysëm gote qumësht soje. Paradite : gjysëm kokrre molle dje një filxhan çaj jeshil. Dreka: sallatë me peshk salmon, koper të freskë të prerë imët dhe një shtresë zarzavatesh. Pasdite:1 kokërr dardhë. Darka: speca të kuq të pjekur në zgarë dhe një filxhan çaj kamomili.

Dita e pestë – Mëngjesi : një vezë e zier , një fetë të thekur, 1 gotë lëng qitroje. Paradite : ½ banane. Dreka: 150 gr biftek viçi & sallatë jeshile. Pasdite: 1 copë djathë dhije dhe 3 kokrra fiq. Darka: supë me perime.

Dita e gjashtë – Mëngjesi : 1 fetë bukë thekre +1 gotë qumësht soje+1 lugë mjaltë. Paradite : 2 kajsi. Dreka: supë me perime dhe fasule pinto. Pasdite:leng karrote dhe xhenxhëfil. Darka: sallate spinaqi me vezë të zier.

Dita e shtatë – Mëngjesi : omletë me një vezë,1 një karrotë te grirë dhe një kungull të njomë. Paradite : komposto kumbulle të thata. Dreka: lulelakër,spinaq & brokoli të ziera shoqëruar me sallatë jeshile. Pasdite: leng karrote dhe molle. Darka: djathë kaçkavall në zgarë.

E hëne:- Mëngjes: Nje fetë bukë thekre +1 gotë qumësht soje+1 lugë mjaltë. Paradreke:1 fetë ananas. Dreka: peshk barbun i pjekur në zgarë & sallatë jeshile. Pasdite: 3 kokrra kumbulla. Darka: supë peshku ose perimesh.

E marte – Mëngjes: 1 fetë bukë thekre me marmalatë & gjysëm gote qumësht soje. Paradreke:gjysëm kokrre molle. Dreka: 150 gr biftek viçi & sallatë jeshile. Pasdite: 2 kivi. Darka: 1 sallatë mikse me domate,kastraveca.

E mërkure – Mëngjes: 1 gotë lëng ananasi,1 kokërr vezë surbull. Paradreke:gjysëm kokrre molle. Dreka: lulelakër,spinaq & brokoli & sallatë jeshile. Pasdite: 5 kokrra arra. Darka: 1 tas sallatë frutash.

E enjte – Mëngjes: 1 fetë bukë thekre +1 gotë qumësht soje+1 lugë mjaltë. Paradreke: 8 luleshtrydhe. Dreka: peshk merluc & sallatë jeshile. Pasdite: 1 kokërr dardhë. Darka: 1 pjatë supë peshku.

E premte – Mëngjes: 1 gotë lëng karote & molle. Paradreke: gjysëm kokrre molle. Dreka: perime zgare & sallatë jeshile. Pasdite: gjysëm kokrre molle. Darka: supë perimesh.

E shtune – Mëngjes: 1 vezë surbull. Paradreke: 1 fetë ananas. Dreka: fileto vici & sallatë jeshile. Pasdite: 1 fetë pjepër ose dardhë apo pjeshkë. Darka: 1 kos light.

E diel – Mëngjes: 1 gotë qumësht soje. Paradreke:gjysëm kokrre molle. Dreka: peshk & sallatë jeshile. Pasdite: 1 kos të vogël light. Darka: perime zgare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button