Ende po punohet në hartimin e projekt-ligjit, Matka 17 vjet po pret për t’u shpallur monument natyror

Kanioni Matka është ende në pritje të shpalljes serishme si monument natyre. Projektligji është ende në Ministrinë e Mjedisit Jetësor, megjithëse disa muaj më parë u paralajmëruar se dokumenti do të shpallet para publikut së shpejti. Procedura nuk do të përfundojë këtu, sepse pas vërejtjeve të publikut, do të duhet të hartohet Projektligji, i cili do të duhet të miratohet nga Qeveria para se të hyjë në procedurë në Parlament, ku do të duhet të votohet, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ndërkohë, një nga rrallësitë tona më të çmuara natyrore nuk ka mbrojtje të vërtetë tashmë 17 vjet. Kanioni u shpall monument natyre në vitin 1994 me Vendimin që e miratoi Kuvendi i atëhershëm i Qytetit të Shkupit. Me miratimin e Aktit për Ruajtjen e Natyrës në 2004, të gjitha pjesët e vendit të mbrojtura sipas ligjeve të vjetra duhej të ri-deklaroheshin duke vendosur kufij dhe menaxhuesi i zonës. Kjo procedurë për Matkën nuk po përfundon kurrsesi. Kjo ka rezultuar me objektet të shumta ilegale, aktivitete ndërtimore, shkatërrim i natyrës dhe gjallesave dhe uzurpime të krijuara për gati dy dekada.

Nga Ministria informojnë se teksti i projektligjit është ende duke u harmonizuar në sektorët e tyre, e pas kësaj do të publikohet në Regjistrin e Unik Kombëtar Elektronik të Rregulloreve ener.gov.mk dhe në faqen e internetit të MMJPH, ku të gjitha palët e interesuara do të të mund të paraqesë komente, .vërejtje dhe të bëjnë konsultime.

“Duhet të kihet parasysh se në periudhën e kaluar, Ministria vazhdimisht ka zhvilluar procedura për shpalljen e zonave të mbrojtura, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës. Natyrisht, procedura për shpalljen e Matkës zonë të mbrojtur do të përditësohet dhe do të vazhdojë. Megjithatë, kur paralelisht kryhen më shumë procedura për shpalljen e zonave të mbrojtura ka edhe kushte. U miratua Ligji për shpalljen e një pjese të Malit të Sharr park kombëtar, ndërsa aktualisht janë duke u zhvilluar procedura për shpalljen e një pjese të Vodnos dhe një pjese të zonave të mbrojtura të Maleshevës në kategorinë V – Zona e mbrojtur dhe Këneta Studençica për zonë të mbrojtur në kategorinë IV – “Park natyror”, thonë nga Ministria.

Me ri-shpalljen përfundimtare, ky lokalitet do të fitoj menaxhuesi të ri, i cili do të duhet të kujdeset për mbrojtjen e plotë të kanionit. Pikërisht menaxhimi i zonës së mbrojtur dy muaj më parë ishte temë e bisedimeve mes Qytetit të Shkupit, Komunës së Sarajit dhe rezervatit “Jasen”. Siç njoftoi atëherë Ministri i Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, kërkohej zgjidhja më e përshtatshme për bashkëpunimin midis të tre institucioneve të përfshira në mbrojtjen e Matkës. Menaxhmenti do t’i caktohet vetëm një subjekti, por do të ketë mbikëqyrje nga shumë palë. Nuredini pastaj vuri në pah se nuk do të ketë mundësi për legalizimin e ndërtimeve ilegale në Matkë.

“Çdo gjë që është ndërtim pa leje në Matkë mbetet ndërtim ilegal. Ministria nuk do të lejojë asnjë mundësi që diçka të legalizohet atje në asnjë bazë”, theksoi Nuredini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button