Agjencia për Rini dhe Sport thotë se ka arritur donacioni nga OSBE: Pas pesë javësh do të jetë gati ueb-faqja në shqip

Agjencia për Rini dhe Sport ende nuk e kanë gati versionin shqip të ueb-faqes. Nga kjo agjenci informuan për Portalb.mk se u ka arritur donacioni i OSBE-së për ueb faqen e re, e cila do të jetë në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht. Sipas Agjencisë, numërimi mbrapsht ka filluar dhe në një afat prej pesë javësh ueb-faqja do të lëshohet në përdorim, shkruan Portalb.mk.

Donacioni nga OSBE për ueb-faqen e Agjencisë për Rini dhe Sport ka arritur dhe për të njëjtin kanë filluar punët, këtë e konfirmuan nga kjo agjenci për Portalb.mk.

“Tenderi që e kemi donacion nga OSBE ka arritur, dhe afati ka filluar të hënën (9 gusht). Dy javë kemi periudhë konsultimi për çështje të ndryshme në lidhje me ueb-faqen se çfarë duhet të vendoset aty”, thanë nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Nga kjo agjenci shtojnë se pas këtyre dy javëve, do të duhen edhe katër javë të tjera për ta punuar ueb-faqen dhe disa procedura të tjera.

“Pra, kanë mbetur edhe pesë javë nga tani që ueb-faqja të jetë gati”, ​shtuan nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Në lidhje me atë se a kanë përkthyes të punësuar në Agjencinë për Rini dhe Sport, nga kjo agjenci thane se kanë punësuar përkthyes me kontratë në vepër, por nuk na dhanë më tepër detaje.

“Po, ne kemi punësuar përkthyes për më shumë se dy muaj. Nuk mund t’ju them saktë , por e di që për dy muaj është duke u punuar në përkthimin e dokumenteve. Ka shumë dokumente dhe ky është një detyrim ligjor që duhet të realizohet”, thanë nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Rikujtojmë që muajin e kaluar nga Agjencia për Rini dhe Sport për Portalb.mk thanë se ishin në pritje të donacionit nga OSBE për dorëzimin e sajtit.

LEXO: Agjencia për Rini dhe Sport ende s’e ka gati ueb-faqen në gjuhën shqipe, pret donacion nga OSBE-ja

Tani që ky donacion arritur, nga Agjencia për Rini dhe Sport për Portalb.mk thanë se kanë ngelur pesë javë deri në lëshimin e këtij sajti, që i bie nga mesi i muajit shtator.

Ndryshe, edhe pse kanë kaluar dy vite nga hyrja në fuqi e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, zbatimi i të njëjtit është shumë i zbehtë në praktikë. Neni 23 i këtij Ligji thotë se “Në afat prej një viti nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji, të gjitha institucionet kompetente obligohen që t’i miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e këtij Ligji”. Megjithatë, lëshime në zbatimin e këtij Ligji vërehen institucionet, si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button