Ministria konfirmoi që diplomati rus është shpallur non-grata në Maqedoninë e Veriut

Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) për 360 shkallë ka konfirmuar tërthorazi se një diplomat rus në vend është shpallur person non-grata, transmeton Portalb.mk.

“MPJ në kuadër të përgjegjësive të veta, i ka marrë gjithë masat dhe aktivitetet përkatëse në përputhje me Konventën e Vienës për marrëdhënie diplomatike me qëllim të ruajë sigurinë nacionale të RMV-së, si dhe të ruajë rolin dhe përgjegjësinë si vend anëtar i aleancës së NATO-s”, deklarojnë nga Ministria, ndërkohë raportohet që bëhet fjalë për zëvendës atasheun ushtarak.

Paraprakisht, edhe në maj të këtij viti, Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se na pajtueshmëri me nenin 9 të Konventës për Marrëdhënie Diplomatike, ka vendosur që një diplomat të Ambasadës së Rusisë në Shkup ta shpallë person të padëshiruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pas një kohe, Rusia shpalli person të padëshiruar një punonjës të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë, si përgjigje ndaj dëbimit të diplomatit rus nga Maqedonia disa javë më parë, njoftoi Ministria e Jashtme ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button