94 subjekte politike aplikuan për zgjedhjet lokale në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë aplikuar 94 subjekte politike, prej tyre, 32 parti, 1 koalicion, 35 iniciativa qytetare dhe 26 kandidatë të pavarur, raporton Koha.net.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar është 4.920, prej tyre 165 për kryetarë komunash dhe 4.757 për kuvende komunale.

“Këta janë subjektet dhe kandidatët që kanë aplikuar. Komisioni do të shqyrtojë këto materiale për të bërë certifikimin e kandidatëve më tutje”, ka thënë Elezi.

KQZ-ja do të marrë vendim për certifikim ose jo të ndonjë kandidati apo subjekti politik deri më 1 shtator. Procesi është planifikuar të përfundojë deri më 6 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button