Rreth 250 afganë pritet të mbërrijnë brenda kësaj jave në Shqipëri

Rreth 250 emigrantë politikë nga Afganistani do të mbërrijnë në Shqipëri brenda kësaj jave. Burime diplomatike konfirmuan për Euronews Albania se grupi i parë i afganëve që do të vijë në Shqipëri janë përkthyes dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan.

Mësohet se ata do të mbërrijnë në Shqipëri bashkë me familjet e tyre. Për të gjitha procedurat e akomodimit dhe strehimit të tyre në vendin tonë do të kujdeset posaçërisht një ministër i kabinetit Rama.

Ndërkohë nuk ka detaje të mëtejshme sa i përket strehimit të tyre, në zonat dhe mënyrën se si do të shpërndahen pasi të mbërrijnë në Rinas.

Shqipëria dje konfirmoi zyrtarisht se i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së qeverisë amerikane. Ishte Kryeministri Edi Rama, i cili shpjegoi se do të priten disa qindra persona, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane.

Ndërsa sot, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka konfirmoi në një postim në “Twitter”, se Shqipëria është gati të presë disa qindra afganë, duke “garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”.

Përveç Shqipërisë, pranimin e afganëve deri më tani e kanë konfirmuar Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Kanadaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button