“Ku shërohen këta njerëz që thonë se mjekët janë vrasës?”, reagojnë mjekët pas protestës kundër masave të reja dhe vaksinave

E kuptoj qëndrimin, opinionin, por ky është turp, reagoi specialisti i famshëm në kirurgjinë pediatrike, Vladimir Çadikovski, duke pyetur përse protestat nuk u mbajtën para spitaleve, për t’i bindur pacientët se ata nuk janë të sëmurë nga kovidi, njofton Portalb.mk.

Më shumë mjekë dhe personel mjekësor po reagojnë sonte në rrjetet sociale pas protestës në Shkup, por edhe në disa qytete të tjera të vendit kundër masave të reja për mbrojtje nga Kovid-19, të cilat parashikojnë kufizime për ata që nuk janë të vaksinuar.

Përveç shprehjes së revoltës se ata ishin diskriminuar dhe se liria e tyre ishte kufizuar, disa nga të pranishmit në protestë sulmuan mjekët me fjalë përçmuese, duke i quajtur ata vrasës dhe duke vlerësuar se ata po trajtuakan sipas simptomave, por sipas protokolleve, për të shmangur përgjegjësinë. Kishte edhe fyerje ndaj gazetarëve, të cilët quheshin mercenarë.

E kuptoj qëndrimin, opinionin, por ky është turp, reagoi specialisti i famshëm në kirurgjinë pediatrike, Vladimir Çadikovski, duke pyetur përse protestat nuk u mbajtën para spitaleve, për t’i bindur pacientët se ata nuk janë të sëmurë nga kovidi

“Është zhgënjim i madh, jo vetëm për mjekët, por edhe për shoqërinë. Secili ka të drejtën e një mendimit ndryshe, secili ka të drejtë të shprehet se si e perceptojnë gjendjen, të vaksinohen ose jo. Por jo edhe për karakterizime të tilla. Askush nuk ka qenë i detyruar në trajtim mjekësor, por secili paraqitet për mjekim. Dhe, për të shëruar ia kemi kushtuar tërë jetën arsimit që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Asnjë nuk është detyrua të vaksinohej, sepse secili e shpreh vullnetin personal. Por ku trajtohen këta njerëz për të cilët mjekët janë “vrasës”, ka shkruar mjekja Marija Mihajlova në Fejsbuk

Menjëherë pas protestave, reagoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili vuri në dukje se protesta është një e drejtë e garantuar me kushtetutë, por e tillë është edhe e drejta për shëndetin.

“Secili që përpiqet të paraqesë se kinse po bëhet vaksinim i detyruar, manipulon me publikun. Askush nuk është i detyruar të bëjë diçka, është detyrim shtetit për të mbrojtur shëndetin publik dhe të ndërmarrë masa. E kuptoj që ka ende frikë dhe hezitim në mesin e disa qytetarëve dhe kjo nuk është për t’u dënuar fare. Përveç mbrojtjes së shëndetit, është detyra jonë si qeveri t’i informojmë qytetarët për përfitimet e vaksinimit dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë“, ka theksuar Filipçe.

Shoqata e specializantëve dhe mjekëve të rinj, pas protestës i bëri thirrje Odës së Mjekëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të zgjohen dhe të mbrojnë profesionin.

“E dënojmë ashpër gjuhën e urrejtjes ndaj mjekëve dhe të gjithë profesionistëve shëndetësorë të cilët paguan me jetët e tyre trajtimin e pacientëve me kovid. I bëjmë thirrje Odës së Mjekëve të bëjë punën e saj dhe të mbrojë të gjithë kolegët tanë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë të mbrojë të gjithë punonjësit. “Nëse ndonjë nga kolegët tanë sulmohet ose shqetësohet nga turma protestuese, ne do të ndalojmë mjekimin dhe do të dalim në rrugë”, u kërcënua shoqata mjekësore në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Nga sot, hyjnë në fuqi masat e reja për mbrojtjen kundër kovid-19, të cilat, pjesërisht, parashikojnë kufizim për hyrje të personave të pavaksinuar në bare dhe restorante. Masat u morën pas valës së re të kovid-19 në vend, pasi numri i të infektuarve dhe të vdekurve sapo filloi të rritet përsëri.

Ndryshe, derisa e tërë bota po lufton me COVID-19 dhe në ndërkohë ka rritje dramatike të rasteve dhe vdekjeve, mbrëmë në Shkup, u mbajt protestë para Kuvendit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut kundër vaksinimit dhe masave të reja restriktive kundër COVID-19 të cilat sot hyjnë në fuqi për ta parandaluar shpërndarjen e virusit.

Protestuesit nuk i respektuan masat anti-Covid të cilat janë në fuqi, gjegjësisht asnjëri nuk mbante maska e distancë. Në qoftë se qytetarët do të vepronin në këtë mënyrë, autoritetet e rendit do t’i gjobisnin.

Njerëzit që mbanin fjalime para turmës që ndodhej para Kuvendit, dhanë komente të tilla si “s’ka virus”. Reagimi i turmës ndaj këtyre deklaratave ishte përshëndetës dhe pritej me ulërima dhe duartrokitje.

Në ndërkohë, turma dërgonte dhe porosi si “Vrasës”, “liri”, “Shko Zaev”, që nuk kishin të bëjnë me protestën, të tilla si “Asnjëherë e Veriut, vetëm Maqedonia”, “Maqedonia”, por edhe me përmbajtje skandaloze si “mjekët janë vrasës”, si dhe ofenduese si “Filipçe pederast”. Para Qeverisë, turma i dogji maskat mbrojtëse.

Protesta vjen në kohën që në mënyrë drastike janë rritur numrat ditor të të infektuarve me COVID-19 dhe kur autoritetet vazhdimisht bëjnë thirrje për respektim të masave anti-Covid dhe vaksinim të popullatës.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 805 raste të reja me COVID-19 dhe 10 të tjerë kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button