Mjekët e rinj kërkuan nga shteti t’i mbrojë nga antivakserët të cilët në Shkup brohorisnin se mjekët janë vrasës

Shoqata e specializantëve dhe mjekëve të rinj, pas protestës së një turme në Shkup, kundër masave dhe vaksinave kundër koronavirusit, brohoriste “Ata nuk janë mjekë, ata janë vrasës! Vrasës, vrasës!”, i bënë  thirrje Odës së Mjekëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të zgjohen dhe të mbrojnë profesionin, njofton Portalb.mk.

“E dënojmë ashpër gjuhën e urrejtjes ndaj mjekëve dhe të gjithë profesionistëve shëndetësorë të cilët paguan me jetët e tyre trajtimin e pacientëve me kovid. I bëjmë thirrje Odës së Mjekëve të bëjë punën e saj dhe të mbrojë të gjithë kolegët tanë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë të mbrojë të gjithë punonjësit. “Nëse ndonjë nga kolegët tanë sulmohet ose shqetësohet nga turma protestuese, ne do të ndalojmë mjekimin dhe do të dalim në rrugë”, u kërcënua shoqata mjekësore në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Mjekët, gjatë protestës para parlamentit të dielën në mbrëmje u quajtën vrasës, ndërsa gazetarë mercenarë.

Pothuajse asnjë nga protestuesit nuk mbante maska, ndërsa ata që i mbanin i dogjën dhe i prenë me gërshërë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në reagiminndaj protestës së mbrëmshme tha se protestimi është e garantuar me Kushtetutë, po ashtu edhe shëndeti i njerëzve.

“Protesta është e drejtë e garantuar me Kushtetutë, por gjithashtu edhe shëndeti. Masat që i propozojmë tani më janë dëshmuar efikase, a vaksinimi është e vetmja mënyrë që ta luftojmë virusin. Nëse më herët për benefitin e vaksinave kemi dëgjuar vetëm në lajmet nga bota ose lexonim studime mjekësore, sot tanimë atë mund ta konfirmojmë me atë që ndodh te ne. Fakti që madje 90% e të infektuarve të rinj janë jo të vaksinuar dhe po aq përqindje të hospitalizuare, është vërtetim i pamëdyshëm që vaksinat janë efikase”, thotë Filipçe.

Ndryshe, derisa e tërë bota po lufton me COVID-19 dhe në ndërkohë ka rritje dramatike të rasteve dhe vdekjeve, mbrëmë në Shkup, u mbajt protestë para Kuvendit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut kundër vaksinimit dhe masave të reja restriktive kundër COVID-19 të cilat sot hyjnë në fuqi për ta parandaluar shpërndarjen e virusit.

Protestuesit nuk i respektuan masat anti-Covid të cilat janë në fuqi, gjegjësisht asnjëri nuk mbante maska e distancë. Në qoftë se qytetarët do të vepronin në këtë mënyrë, autoritetet e rendit do t’i gjobisnin.

Njerëzit që mbanin fjalime para turmës që ndodhej para Kuvendit, dhanë komente të tilla si “s’ka virus”. Reagimi i turmës ndaj këtyre deklaratave ishte përshëndetës dhe pritej me ulërima dhe duartrokitje.

Në ndërkohë, turma dërgonte dhe porosi si “Vrasës”, “liri”, “Shko Zaev”, që nuk kishin të bëjnë me protestën, të tilla si “Asnjëherë e Veriut, vetëm Maqedonia”, “Maqedonia”, por edhe me përmbajtje skandaloze si “mjekët janë vrasës”, si dhe ofenduese si “Filipçe pederast”. Para Qeverisë, turma i dogji maskat mbrojtëse.

Protesta vjen në kohën që në mënyrë drastike janë rritur numrat ditor të të infektuarve me COVID-19 dhe kur autoritetet vazhdimisht bëjnë thirrje për respektim të masave anti-Covid dhe vaksinim të popullatës.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 805 raste të reja me COVID-19 dhe 10 të tjerë kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button