Haiti regjistroi gati 1,300 viktima nga tërmeti 7.2 shkallësh

Autoritetet në Haiti kanë thënë se numri i të vdekurve nga tërmeti 7.2 shkallësh të Rihterit, ka arritur në gati 1,300.

Ekipet për kërkim-shpëtim janë nisur edhe nga vendet fqinje për të ndihmuar në Haiti.

Agjencia për Mbrojtje Civile në Haiti ka thënë se 1,297 persona janë konfirmuar të vdekur. Sipas saj, numri i të plagosueve ka shkuar në mbi 5,700.

Spitalet e Haitit janë mbingarkuar nga numri i madh i të plagosurve, çka ka shtyrë autoritetet që të dërgojnë mjekët e rajoneve tjera, në zonën në afërsi ku ka ndodhur tërmeti.

Shkalla e dëmit është bërë më e qartë më 15 gusht, meqë Agjencia për Mbrojtje Civile ka thënë që më shumë se 700 ndërtesa janë shkatërruar, duke përfshirë spitale dhe shkolla, si dhe të paktën 3,778 shtëpi janë shkatërruar, si dhe rrugët janë dëmtuar.

Dëmi më i madh është raportuar në qendër të qytetit Jeremie, në të cilin jetojnë rreth 200,000 persona.

Punëtorët ndërkombëtarë për ndihma, mjekë dhe shpëtimarë tjerë janë parë në aeroportin Port-au-Prince, duke pritur për t’u nisur në zonën e dëmtuar nga tërmeti.

Sfida me të cilën po përballet Haiti është përkeqësuar nga kriza politike, e cila ka nisur në këtë shtet prej vrasjes së presidentit Jovenel Moise më 7 korrik.

Pandemia e koronvirusit dhe situata ekonomike, kanë ndikuar po ashtu në përshkallëzim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button