Protestë skandaloze në Shkup kundër vaksinimit dhe masave anti-Covid-19, turma i dogji maskat (VIDEO)

Derisa e tërë bota po lufton me COVID-19 dhe në ndërkohë ka rritje dramatike të rasteve dhe vdekjeve, sonte në Shkup, u mbajt protestë para Kuvendit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut kundër vaksinimit dhe masave të reja restriktive kundër COVID-19 të cilat nesër hyjnë në fuqi për ta parandaluar shpërndarjen e virusit, njofton Portalb.mk.

Protestuesit nuk i respektuan masat anti-Covid të cilat janë në fuqi, gjegjësisht asnjëri nuk mbante maska e distancë. Në qoftë se qytetarët do të vepronin në këtë mënyrë, autoritetet e rendit do t’i gjobisnin.

Turma e njerëzve u mblodhën para Kuvendit për të protestuar ndaj vaksinimit dhe masave anti-Covid, aktivitete të cilat ndërmerren sipas udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore për mbrojtjen e popullatës nga sëmundja e virusit korona, e cila deri më tani në RMV ua ka marrë jetën 5.562 personave.

Njerëzit që mbanin fjalime para turmës që ndodhej para Kuvendit, dhanë komente të tilla si “s’ka virus”. Reagimi i turmës ndaj këtyre deklaratave ishte përshëndetës dhe pritej me ulërima dhe duartrokitje.

Në ndërkohë, turma dërgonte dhe porosi si “Vrasës”, “liri”, “Shko Zaev”, që nuk kishin të bëjnë me protestën, të tilla si “Asnjëherë e Veriut, vetëm Maqedonia”, “Maqedonia”, por edhe me përmbajtje skandaloze si “mjekët janë vrasës”, si dhe ofenduese si “Filipçe pederast”.

Turma, prej para godinës së Kuvendit, Posta e Maqedonisë, marshoi deri te godina e Qeverisë.

Protesta anti-Covid-19, screenshot nga video-live, Infomax
Protesta anti-Covid-19, screenshot nga video-live, Infomax

Thirrjet e njëjta i dërguan edhe para Qeverisë dhe më pas i dogjën maskat mbrojtëse.

Video nga protesta:

Protesta vjen në kohën që në mënyrë drastike janë rritur numrat ditor të të infektuarve me COVID-19 dhe kur autoritetet vazhdimisht bëjnë thirrje për respektim të masave anti-Covid dhe vaksinim të popullatës.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 805 raste të reja me COVID-19 dhe 10 të tjerë kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button