Meta: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit na afron me BE -në

Presidenti shqiptar Ilir Meta tha se zbatimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit na shpien afër BE -së.

“Në 20 vjetorin e nësnhkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke vlerësuar përparimin e rëndësishëm të arritur deri më tani në respektimin e saj, inkurajoj nevojën për zbatim të plotë dhe rigjallërim integral, si një mundësi e shkëlqyer për konsolidimin e mëtejshëm të paqes dhe harmonisë ndëretnike, forcimin e marrëdhënieve dhe duke afruar drejt Bashkimit Evropian”, shkroi Meta në Facebook, transmeton REL.

Sipas tij, shqiptarët në Maqedoninë e Veriorut, në dy dekadat e fundit, përveç që u angazhuan për stabilitetin e vendit, kanë qenë edhe garantues të integrimit të tij euroatlantik.

“Përshëndetje vëllazërore dhe krenare për bashkatdhetarët tanë, për rolin dhe angazhimin e tyre aktiv, konstruktiv dhe të pazëvendësueshëm në sovranitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Verirut,” shkroi Meta.

Dje u mbushën 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Negociatat për marrëveshjen zgjatën rreth dy muaj. Filluan në Shkup, vazhduan në Ohër dhe përfunduan me nënshkrimin e dokumentit në Rezidencën Presidenciale në Shkup më 13 gusht 2001.

 

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button