RMV, edhe sot numra alarmant të infektuarve me COVID-19, 10 persona kanë ndërruar jetë

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 9.270 të testuar, janë regjistruar 792 raste të reja me COVID-19, 104 të tjerë janë shëruar, ndërkaq 10 pacientë kanë vdekur. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 161.359, të shëruarve 150.774, të vdekurve 5.542, ndërkaq për momentin ka 5.043 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 10 persona: 4 persona të vdekur nga Gostivari (44, 65, 69 dhe 74), 3 nga Shkupi (33, 71 dhe 83), 2 nga Tetova (67 dhe 84) dhe një i vdekur nga Kumanova (60)”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

  • Shkup – 245
  • Tetovë – 136
  • Gostivar – 127
  • Kumanovë – 59
  • Kërçovë – 42
  • Strumica – 37
  • Ohri dhe Dibra – 23 secila
  • Struga – 16
  • Manastir – 15
  • Resnje – 11
  • Veles – 9
  • Shtip – 8
  • Radovish – 7
  • Prilep, Koçan dhe Dellçevë – 5 secila
  • Kavadarci dhe Vinica – 4 secila
  • Sveti Nikole dhe Berova – 2 secila
  • Gjevgjeli, Negotino, Kriva Pallankë, Demir Hisar, Makedonski Brod, Pehçvë dhe Dojran – 1 secila.

Të shëruarit në 24 orët e fundit

  • Shkup – 31
  • Tetovë – 26
  • Gostivar – 16
  • Kumanovë – 8
  • Kërçovë, Strumicë dhe Berovë – 3 secila
  • Veles, Shtip, Koçan, Kavadarci dhe Pehçevë – 2 secila
  • Manastir, Radovish, Prilep dhe Makedonski Brod – 1 secila.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button