Ekspertët francezë do të zbulojnë vatrat e zjarrit në Raoviq

Disa zjarre janë ende aktive në vend. Zjarri në afërsi të fshatit Raoviq në komunën e Saraj mëngjesin e djeshëm u lokalizua pas ndërhyrjes ajrore të dy helikopterëve të ushtrisë, por që nga pasditja ai është përsëri aktiv në tre vende.

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave Stojance Angelov njoftoi se sot 30 anëtarë të Njësisë Speciale do të dërgohen në terren të shoqëruar nga ekspertë francezë dhe katër francezë që punojnë me dronë specialë me kamera termike që mund të zbulojnë zjarrin nën tokë, në mënyrë që të gjejnë vatrat që janë të padukshme nga një helikopter, transmeton REL.

Ministria e Brendshme deri më tani ka ndaluar 17 persona të dyshuar për zjarrvënie, dhe 16 të tjerë janë thirrur në pyetje. Siç njoftoi ministri i brendshëm Oliver Spasovski, në koordinim me prokurorin publik, të gjitha rastet janë duke u sqaruar.

“Dua të falënderoj edhe një herë të gjithë zjarrfikësit në vend, punonjësit e policisë, veçanërisht pjesëtarët e policisë speciale që ishin në terren gjatë gjithë kohës, anëtarët e Ushtrisë dhe solidariteti i veçantë meritor i të gjithë qytetarëve solidarë që u përfshinë në shuarjen e këtij zjarri”, ka shkruar Spasovski.

Në periudhën e kaluar, disa zjarre të mëdhenj ishin aktivë, në shuarjen e të cilëve u përfshinë zjarrfikës nga Austria, Sllovenia, Bullgaria. Ndihmë me helikopterët dhe aeroplanë gjithashtu dërguan edhe Serbia dhe Rumania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button