Në Strugë u premtua por nuk u ndërtua treg i ri i mbyllur

Hapja e tregut të ri të mbyllur në Strugë vlerësohet si një premtim i pa realizuar nga kryetari i kësaj Komune, Ramiz Merko. Premtimi është bërë thuajse 4 vite më parë megjithatë edhe në prag të përfundimit të këtij mandati të Ramiz Merkos, në Strugë nuk ka asnjë hap konkret. Gjatë kësaj periudhe as nuk është diskutuar ndërtimi i një tregu të ri e as është propozuar ndonjë projekt konkret. Tregtarët në tregun aktual të qytetit përballen me kushte shumë të vështira, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse premtoi, kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko, jo vetëm që nuk e hapi tregun e mbyllur të qytetit, por as nuk u diskutua dhe iniciua ndërtimi i një tregu të ri të qytetit. Premtimin për një treg të ri të mbyllur Merko e bëri në garën për kreun e Strugës në zgjedhjet lokale të vitit 2017. Në programin zgjedhor “Për Komunën që Duam” (Faqe, 16), ndër tjerash theksohet:

Hapja e tregut të ri të mbyllur në anën lindore të qytetit rr.Globoçicës në partneritet publiko-privat

Me sa duket ky premtim u harrua nga Ramiz Merko gjatë mandatit të tij  4 vjeçar në krye të Strugës. Portalb.mk inspektoi situatën në terren ku mometalisht po punohet për zgjerimin e rrugës dhe hapjen e vend-parkimeve të reja. Në terren nuk vërehet ndonjë aksion për ndërtimin e ndonjë objekti të mundshëm.

This slideshow requires JavaScript.

Gjatë paraqitjeve mediatike Ramiz Merko nuk ka prezantuar asnjë projekt për ndërtimin e një tregu të ri në qytet. Sipas një kontrolli të bërë nga Vëretetmatësi.mkfaqen zyrtare të Komunës së Strugës, nuk ka informacione në lidhje me ndërtimin e tregu të ri të mbyllur në Strugë. Pra, në mesin e informacionit të publikuar për seanca, thirrje publike, si dhe njoftime të tjera që lidhen me punën e komunës, nuk ka informacione për treg të ri të mbyllur. Njoftim apo informacion të ngjashëm në lidhje me planin e ndërtimit të këtij tregu, nuk ka as në faqen zyrtare në Facebook të Komunës së Strugës por edhe në faqen në Facebook të kryetarit Ramiz Merko, ku ai zakonisht promovon të gjitha projektet e realizuara deri më tani ose projekte që janë në vazhdim ose planifikuar të fillojnë në të ardhmen e afërt. Merko as në intervistën e tij me Portalb, për përparësitë e mandatit të tij dhe planet e tij, mes shumë projekteve, nuk e përmendi ndërtimin e tregut të ri.

Tregu i Strugës në gjendje të mjerueshme

Objekt betoni i vjetruar, tavane të mykura, aromë e keqe në disa vende janë vetëm disa nga elemente që të bien në sy në tregun aktual në Strugë. Vështirësitë si pasojë e kushteve të këqija të tregut në Strugë i vuajnë si tregtarët ashtu edhe blerësit. Ditëve të pazarit qasja deri në brendi të tregut është një sfidë në vete si pasojë e kaosit në komunikacion dhe rrugëve të ngushta që të çojnë drejt tregut. Tregtarët nga ana tjetër ankohen për kushte jo adekuate pune sidomos gjatë periudhës së dimrit.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button