Messi: Ia vlejti të rrezikoja

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se ia ka vlejtë rreziku që mori për të luajtur në ndeshjen çerekfinale ndaj PSG-së në kuadër të Ligës së Kampionëve, edhe pse ishte i lënduar.
25-vjeçari pësoi një lëndim në kofshë gjatë ndeshjes së parë çerekfinale kundër PSG-së, por ia doli të rikuperohej për një kohë rekorde që të luaj në ndeshjen e kthimit në Camp Nou.

Edhe pse Messi nuk ishte plotësisht i rikuperuar ai rrezikoi dhe u fut në lojë i lënduar për t’i ndihmuar ekipit të tij për të triumfuar ndaj parisienëve.

“Ia vlejti të rrezikoja, tani ne jemi kualifikuar në gjysmë-finale dhe tash e mas do të punojmë për ta shëruar plotësisht lëndimin”, deklaroi Messi për rrjetin social të kinezëve, Tencent Weibo. 

Lajme të ngjashme

Back to top button