LDK-ja zyrtarizoi kandidaturat për kryetarë të tetë komunave

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturat e saj për kryetarë të tetë komunave, në zgjedhjet e 17 tetorit, raporton Koha.net.

Sibel Halimi do të jetë të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, Armend Agolli për Mitrovicë, Teki Shala për Gjakovë, Mehmet Krasniqi për Obiliq, Bedri Zeqiri për Shtime, Anduena Gllareva për Drenas, Shkëlqim Jakupi për Kaçanik dhe Bajrush Ymeri për Novobërdë.

Në njoftimin për media, LDK-ja ka thënë se “do të dalë parti fituese” në zgjedhjet e 17 tetorit.

Më herët, kjo parti kishte zyrtarizuar edhe kandidaturat tjera.

Lutfi Haziri u kandidua për Gjilan, Përparim Rama për Prishtinë, Anton Quni për Prizren, Ilir Ferati për Istog, Hyrie Dobrunaj për Deçan, Burim Krasniqi për Rahovec, Besim Hoti për Klinë, Bajrush Hoti për Malishevë, Bexhet Xheladini për Dragash, Jeton Biqkaj për Kamenicë, Ruzhdi Shehu për Junik, Ekrem Hyseni për Podujevë, Gazmend Muhaxheri për Pejë, Ardian Shala për Suharekë, Imri Ahmeti për Lipjan, Burim Berisha për Fushë Kosovë, Sokol Haliti për Viti dhe Xhafer Tahiri për Vushtrri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button