Kolera, epidemia që kaploi Nigerinë

Gjersa bota po lufton kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), Nigeria, një shtet i Afrikës Perëndimore, përveç COVID-19 është përballë kërcënimit të kolerës, raporton AA.

Pasi në vend u zbulua varianti Delta i COVID-19, që për herë të parë u zbulua në Indi, në këtë vend afrikan është rritur numri i rasteve ditore, kurse brenda 7 muajve mbi 800 persona kanë humbur jetën nga epidemia e kolerës.

Drejtori i Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve të Nigerisë (NCDC), Dr. Chikwe Ihekweazu, në deklaratën e tij tha se që nga janari vazhdon të përhapet epidemia e kolerës në vend.

Sipas tij, në periudhën 1 janar -1 gusht, në 22 shtete përfshirë kryeqytetin e vendit, Abuja, janë diagnostikuar 31.425 raste, si dhe kanë humbur jetën 816 prej epidemisë.

Epidemia e kolerës më së shumti është përhapru në rajonet veriore të Nigerisë. Sipas të dhënave në shtetin Kano kanë humbur jetën 186 persona, Në Kebbi 146, në Katsina 75, në Abuja 65, në Bauchi 37 dhe Zamfara 30.

Merr më shumë jetë se sa COVID-19

Eksperti i Shëndetësisë, Dr. Musa Sufi Abdullahi, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha se, kolera e shkaktuar nga bakteri i quajtur “vibrio cholerae”, është një sëmundje që transmetohet nga ushqimi dhe uji.

Abdullahi tha se kolera shkakton diarre të rëndë dhe humbje të ujit në trup, duke shtuar se në rast të mos trajtimit është një ndër sëmundjet e rrezikshme vdekjeprurëse.

Ai tregoi se kolera vazhdon të jetë një kërcënim global për shëndetin publik. “Sëmundja më së shumti është e përhapur në vendet ku shërbimet sanitare janë të pamjaftueshme, vendet e stërmbushura, rajonet e luftës dhe gjatë urisë”, u shpreh ai.

Doktori Abdullahi tha se kolera për shkurt kohë ka shkaktuar vdekjen e më shumë personave se sa COVID-19.

Ka mundësi që kolera të përhapet më shumë për shkak të përmbytjeve

Abdullahi më tej tregon se pavarësisht fushatave të ndryshme në vend kundër epidemisë, ajo vazhdon të kërcënojë shëndetin publik në vend.

Ai tërhoqi vëmendjen se në Nigeri çdo vit kanë pasur kolerë, por këtë vit është më shumë, duke shtuar se ka më mundësi që kolera të shpërndahet më shumë në shtetet tjera të vendit për shkak të përmbytjeve të shkaktuar nga reshjet e dendura.

“Kur i shikojmë vendet ku është vërejtur pandemia ekziston një problem i përgjithshëm i higjienës. Njerëzit në vend që të hedhin mbeturinat e tyre në vendet ku duhet i hedhin në lumenj ose vende kur rrjedh ujë”, tha Abdullahi.

Abdullahi shtoi se epidemia e kolerës transmetohet edhe përmes frutave ose perimeve, duke theksuar se “Në përgjithësi shitësit nuk i lajnë frutat dhe perimet me ujë të pastër, kjo shkakton kolerën”.

Thirrje për të “mbajtur pastër mjedisin” në kuadër të luftës me epideminë

Sipas Abdullahit, kolera është një sëmundje e parandalueshme dhe e trajtueshme, ndërsa bëri thirrje për të “mbajtur pastër mjedisin” në kuadër të luftës me epideminë.

Duke theksuar se qytetarët duhet t’i kushtojnë rëndësi shprehive të pastrimit siç është larja e duarve, Abdullahi i bëri thirrje qeverisë që “ta bëjë të detyrueshme ndërtimin e tualeteve në çdo shtëpi”.

Në Nigeri, pamundësia për të përmbushur nevojën për ujë të pastër dhe për të siguruar ndërhyrje mjekësore të menjëhershme dhe efektive rrit rrezikun e sëmundjeve dhe vdekjes.

Në vend hasen shpesh epidemitë si malaria, poliomieliti, ethet tifoide dhe virusi i majmunit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button