Sondazhi i NDI: Rreth 64% e qytetarëve të RMV-së mendojnë se vendi lëviz në drejtim të gabuar, mbështetja ndaj BE-së po bie

Rreth 64% e qytetarëve të Maqedonisë Veriore besojnë se vendi po lëviz në drejtim të gabuar, sipas sondazhit të fundit nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI). Në këtë hulumtim qytetarët në Maqedoninë e Veriut ishin anketuar për temat që lidhen me demokracinë, qeverisjen dhe përshtypjen për KOVID-19, gjeopolitikën, dhe dezinfomimin, transmeton Portalb.mk.

Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët shfaqin shqetësime për demokracinë, integrimet evropiane, ekonominë, situatën me Kovid-19, qeverinë dhe ndikimet e fuqive botërore.

Demokracia

Sipas rezultateve, një shumicë e vogël në Maqedoninë e Veriut (52%) shohin regres në demokraci. Pesëdhjetë e tetë përqind (58%) e shohin demokracinë si sistem të preferuar të qeverisë por janë skeptik se parimet themelore siç është barazia para ligjit janë të arritshme. Pesëdhjetë e gjashtë përqind (56%) e të anketuarve i japin përparësi cilësisë të jetës mbi standardet demokratike. Paradoksalisht, 72% përqafojnë pikëpamjet pozitive si për qeverisjen demokratike ashtu edhe për udhëheqjen “me dorë të fortë.”

Shqetësimet më të mëdha të qytetarëce

Perspektiva e ekonomisë/vendeve të punës (37%) si dhe shëndetësia/Kovid-19 (21%) mbesin shqetësimet kryesore për të anketuarit, ndërsa mungesa e besimit në gjyqësor (67%) dhe prokurorinë publike (63%) vazhdon edhe më tej.

Qytetarët nuk u besojnë politikanëve

.Qytaterët nuk kanë besim te politikanët, me 53% të të anketuarve që shprehen se nuk i besojnë “askujt” dhe kërkojnë që udhëheqësit të rrisin ekonominë, dhe të përmirësojnë kujdesin shëndetësor” ka thënë Robert Skot Heaslet, Drejtori i NDI në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se “shqetësimet për mosndëshkueshmërinë politike dhe vonesat për anëtarësim në BE kontribuojnë në perceptimet e dobëta për perspektivën e shtetit dhe kapacitetet demokratike.

Mbështetja ndaj BE-së ka rënë

Mbështetja për Bashkimin Evropian është dobësuar në Maqedoninë e Veriut. Edhepse 67 përqind e të anketuarve sinjalizuan se do të votonin për anëtarësimin në BE, perceptimet për BE-në janë tendosur, me 19% që sinjalizonë se kundërshtojnë anëtarësimin në BE – nga 10% që ishte në vitin 2018.

NATO vazhdon të ketë mbështetje

Mbështetja për aleancën e NATO-s mbetet e fuqishme me 63 përqind (64% në vitin 2018), ndërsa kundërshtimi për aleancën ushtarake është rritur në 24%, një rritje për nëntë përqind nga viti 2018.

Mbështetja ndaj Rusisë dhe Turqisë është rritur

Marrë në përgjithësi, ndërmjet të anketuarve është rritur mbështetja  për Turqinë, Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Kinën në krahasim me vlerësimet e mbështetjes të vitit 2018. Turqia dhe Rusia kanë ngritjen më të lartë të mbështetjes për momentin me 52% respektivisht 48%, që është rritje nga 42% respektivisht 32%. Vlerësimet e mbështetjes të SHBA-ve (43%) dhe Kinës (38%) janë më të ulëta.

Kovid-19, ndër shqetësimet më të mëdha

Në lidhje me Kovid-19, qytetarët e anketuar janë personalisht të shqetësuar për Kovid-19. Një shumicë e konsideruar e të anketuarve janë “shumë” të shqetësuar për pandeminë KOVID-19, dhe qeveria ka marrë nota të dobëta për politikat dhe komunikimet e kufizimeve për Kovid-19, edhe pse të dhënat qeveritare për Kovid-19 janë të besueshme.

Dezinformimi- epidemi në vete

Tetëdhjetë e shtatë (87) përqind e qytetarëve të anketuar besojnë se ka dezinformata në media. Edhepse 68% e të anketuarve kanë gjetur mediat sociale të besueshme, ka një mbështetje tek miqtë, familja, dhe kolegët për informatat. Facebook, Instagram dhe YouTube janë kryesisht platformat e preferuara për informata, por të anketuarit preferojnë që të diskutojnë politikën dhe lajmet personalisht në vend se në internet.

Ky hulumtimi është financuar nga Agjencia e SHBA-ve për Zhvillimin Ndërkombëtar(USAID). Rezultatet nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëmpamjet e NDI, USAID apo Qeverisë të SHBA-ve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button