Kompania ajrore “Ryanair” detyroi një djalosh me autizëm të bëjë test për Covid-19

Stafi i kompanisë ajërore Ryanair në Spanjë detyro që një djalë me autizëm të bënte test për Covid-19 para se të hipte në fluturim, pavarësisht se kishte një letër përjashtimi nga mjeku i tij. Ky testim e rrëndoi edhe më shumë gjendjen e djalit me autizëm Callum, i cili filloi ta humb kontrollin gjatë momentit të testimit. Nga kompania ajrore kërkuan falje për situatën e shkaktuar, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Katy Hollingsworth, e cila po udhëtonte për në Mbretërinë e Bashkuar nga Valencia me djalin e saj Callum, 12 vjeç, tha se djali i saj u tmerrua kur e kuptoi që do të bënte një test për Covid.

“Stafi na tha se nëse nuk keni një test për Covid ju nuk mund të shkoni në shtëpi, kështu që ne nuk kishim zgjidhje”, tha Hollingsworth.

Callum, përveç autizmit gjithashtu ka çrregullim të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD), kishte pasur vështirësi  gjatë kohës së karantinës, kështu që familja donte ta çonte atë për një pushim në “vendin e tij të lumtur” në Spanjë.

Për ta qartësuar, ADHD është një gjendje që ndikon në sjelljen e njerëzve. Njerëzit me ADHD mund të duken të shqetësuar, mund të kenë probleme me përqendrimin dhe mund të veprojnë në impuls.

Nëna Hollingsworth tha se djali i saj gjatë një testimi të mëparshëm në janar kishte përjetuar “një makth”, kështu që mjeku i tij kishte siguruar një letër përjashtimi nga testimi.

Sidoqoftë, ai bëri një test para se të largohej nga Mbretëria e Bashkuar, por familja e tij tha se ata kaluan dy muaj duke e përgatitur atë për këtë.

Udhëzimet e qeverisë thonë se njerëzit me gjendje mjekësore që do nënkupton se ata nuk mund të bëjnë një test, nuk kanë nevojë për një të tillë për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar, me kusht që ata “të paraqesin një shënim nga një praktikues mjekësor në check -in”.

“Nuk është problemi ynë”

Në kthimin e tyre më 3 gusht, familjes iu tha në aeroport se Callum duhet të bëhet një test tjetër për Covid në mënyrë që të kthehen në Angli, pavarësisht se nëna  ia tregoi letrën stafit të Ryanair.

Zonja Hollingsworth tha se Callum e pati një “krizë sepse mendoi se ishte faji i tij”.

“Ai filloi të godiste karrigen dhe më pas filloi të godiste veten. Stafi thjesht po na injoronte. E tëra që ata vazhdonin të thoshin ishte nuk është problemi ynë “, tha nëna.

Zonja Hollingsworth tha se gjatë kohës që ata ishin të pasjellshëm dhe agresivë. zërat u “ngritën” dhe u thirr policia për të ndihmuar.

“Burri im atëherë duhej ta frenonte fizikisht djalin tim me dy anëtarë të stafit që të përpiqej ta bënte atë të bënte një test,” tha ajo.

Callum u përpoq të ishte trim, por ai ishte i frikësuar. Fakti që ai nuk kishte nevojë për këtë e bëri atë edhe më keq, sepse ne i kishim thënë se ai i mëparshmi do të ishte testi i tij i vetëm.”

Një zëdhënës i kompanisë ajrore thotë se “i vjen keq të dëgjoj për stresin” që i është shkaktuar familjes.

“Ryanair përputhet plotësisht me kufizimet e udhëtimit të BE-së dhe qeverisë, të cilat ndryshojnë vazhdimisht në mes të pandemisë Covid-19,” thuhet në një deklaratë nga kompania.

“Ne vazhdojmë të bëjmë përmirësime dhe të zbatojmë procedura për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e udhëtarëve tanë dhe ekuipazhi ynë ka përparësi duke respektuar udhëzimet e qeverisë së secilit vend në çdo kohë”, thanë nga Ryanair.

Zonja Hollingsworth tha se tani shpreson që kjo të mos u ndodhë të tjerëve me aftësi të kufizuara që nuk janë  të dukshme.

“Nëse fëmija im do të ishte në karrige me rrota ose do të kishte diçka që mund të shihni, nuk mendoj se ata do ta kishin trajtuar atë ashtu siç bënë,” tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button