Pas shumë zvarritjeve, Komuna e Tetovës e asfaltoi rrugën “116”

Pas disa lajmeve të Portalb.mk dhe pas shumë zvarritjeve të punëve për një kohë të gjatë, më në fund ka përfunduar asfaltimi i rrugës “116” në Tetovë. Komuna e Tetovës vazhdimisht, ka pasur arsyetime të ndryshme për mos-kryerjen e punëve në kohë në këtë rrugë.  Edhe pse sipas kontratës kjo rrugë duhej të përfundonte në fund të korrikut, kjo e fundit ka përfunduar ditën e djeshme, shkruan Portalb.mk.

Vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor, në Tetovë mbaroi asfaltimi I rrugës “116”, që ishte premtim nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifit, por për realizimin e këtij projekti ka pasur zvarritje të punëve dhe Portalb.mk gjithmonë ka raportuar për këtë problem.

Për këtë ka njoftuar vetë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta ArifiFacebookun e saj.

“Mbaroi asfaltimi i rrugës “116” në Tetovë. Paralelisht realizuam edhe kanalizimin atmosferik në gjatësi prej 230 metra. Vlera e përgjithshme e projektit është 4.2 milion denarë”, shkroi Arifi në Fcebook.

Rikujtojmë që gjendja e kësaj lagjeje ka qenë shumë e keqe, plot me gropa dhe rrugica të pakalueshme, kjo për shkak se e njëjta nuk është asfaltuar me dekada edhe pse një gjë e tillë vazhdimisht ju është premtuar banorëve gjatë fushatave parazgjedhore.

Kështu ka qenë gjendja e kësaj rruge para rikonstruimit të saj:

This slideshow requires JavaScript.

Edhe pse kontrata ishte nënshkruar, punët për rikonstruimin e kësaj lagje vazhdimisht janë zvarritur

Në nëntor të vitit të kaluar, nga Komuna e Tetovës u shprehën se plani i tyre për rrugën “116” ishte që të fillojnë punët për asfaltimin dhe rikonstruimin të fillojnë në mars të këtij viti.

Kontrata mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë Be-Grupa.
Kontrata mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë Be-Grupa.

“Në mars planifikohet të fillojnë punimet, tash është duke u realizuar programi i infrastrukturës” deklaruan nga Komuna e Tetovës më datë 24 nëntor.

Mirëpo, punët nuk filluan gjatë kësaj periudhe të paraparë. Pas kësaj, rikonstruimi i lagjes “116” në Tetovë u premtua edhe në prill të vitit 2021, atëherë nga Komuna e Tetovës na siguruan se punët do të fillonin me datë 24 prill, kjo nuk ndodhi.

“Po, punët për rikonstruimin e rrugës “116” në Tetovë do të fillojnë të shtunën” tha Armend Fazliu, zëdhënës i Komunës së Tetovës me datë 22 prill, 2021.

Sidoqoftë, punët nuk filluan as gjatë kësaj kohe. Të njëjtat kane filluar gjatë mesit të muajit maj, kurse arsyetimet e autoriteteve komunale vazhdimisht kanë qenë të ndryshme.

LEXO: Tetovë, pas zvarritjes të punëve për një kohë të gjatë, ka filluar rikonstruimi i rrugës “116”

Hera e fundit kur është shtruar me asfalt rruga “116” në Tetovë ka qenë para pavarësisë së Maqedonisë (1991), ajo aktualisht është në gjendje të tmerrshme.

Banorët e kësaj lagje disa here me radhë kanë kërkuar nga institucionet kompetente që ta rregullojnë të njëjtën, mirëpo kërkesat e tyre nuk janë përfillur. Në nëntor të vitit të kaluar, banorët e kësaj lagje formuluan një kërkesë në të cilën nënshkrues ishin mbi 200 banorë të lagjes, me anë të së cilës kërkuan nga Komuna e Tetovës rikonstruimin e rrugës në mënyrë urgjente.

Megjithatë, përgjigjen nga Komuna e Tetovës këta banorë e morën me 1 vit vonesë nga ku edhe ua kishin dërguar kontratën e komunës me kompaninë për rikonstruimin e kësaj lagje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button