RMV, është ulur numri i zjarreve aktive, po përcaktohen dëmet dhe shkaqet

Një javë pas shpalljes së gjendjes së krizës në vend, sipas të dhënave të djeshme të Qendrës për Menaxhim me Kriza, është ulur numri i zjarreve aktive. Paralelisht, po bëhen përgatitjet vlersimin e dëmeve në lokacionet e prekura nga zjarret, por edhe për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit të tyre. Sipas autoriteteve, një pjesë e zjarreve në vend janë zjarrvënie ose janë shkaktuar nga pakujdesia e njerëzve të caktuar dhe pikërisht për këtë arsye duhet të kemi një përgjegjësi më serioze, transmeton Portalb.mk.

Në territorin e vendit, deri mbrëmë, kishte dy zjarre aktive, në fshatin Raoviq të Shkupit dhe midis fshatrave Barovë dhe Veshija, ku një pyll u dogj në terrene të paarritshme. Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informoi se në shuarjen e zjarrit intervenuan dy automjete terreni, një cisternë e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve (NjTZ) nga Negotina me gjashtë zjarrfikës, katër vullnetarë civilë, një automjet tereni, katër zjarrfikës nga NjTZ nga Kavadari dhe automjet tereni dhe pesë të punësuat nga OP Demir Kapi. Me kërkesë të kryetarit të komunës së Demir Kapisë, u angazhuan dy helikopterë të ushtrisë.

Lidhur me zjarrin në afërsi të fshatit Raoviq në komunën e Sarajit autoritetet përkatëse informuan se përsëri në tre apo katër vende vërehet tym. Zjarret në fshatrat Divlje dhe Krushija, nga ana tjetër, janë vënë nën kontroll. Zjarri që shpërtheu dje në lokalitetin e quajtur Gradisheçe, zona e fshatit Vlladimirovo u shua, ndërsa zjarri në deponinë e qytetit Vinicë në vendin e quajtur rruga Leskovski është lokalizuar, por nuk është likuiduar plotësisht. Zjarri, i cili shpërtheu mes të fshatrave Matejç dhe Vishticë, ku digjen bar i thatë dhe shkurre, është vënë nën kontroll.

Paraqitje të zjarrit në ambient të hapur kishte në hapësirën e fshatit Otlja drejt fshatit Matejç. Në shuarjen e këtij zjarri janë kyçur tre zjarrfikës me një kamion zjarrfikësish, katër policë nga SP Matejç, si dhe rreth 30 qytetarë nga fshati Otlja. Zjarri është nën kontroll dhe nuk ka rrezik të përhapjes në ndërtesa dhe pyje.

Ekspertët francezë për zjarret me rrezik të lartë dhe drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov, së bashku me policë, dje ishin në rezervatin natyror “Jasen”, ku u raportua për tym dhe zjarre të mundshme. Në teren nuk u zbulua asnjë pikë e nxehtë, por kontrolli i terrenit vazhdon nga specialistët e policisë maqedonase dhe ekspertët francezë për zjarre me rrezik të lartë.

Mediat bullgare raportuan se grupi i parë i zjarrfikësve bullgarë, përkatësisht 25, të cilët u dërguan për të na ndihmuar në shuarjen e zjarreve, u kthyen në vendin e tyre, Blagoevgrad dhe Smoljan. Ata luftuan zjarret në vend për një javë me tre automjete kundës zjarrit.

Zjarrfikësit bullgarë u dërguan më 4 gusht, kur zjarri po i afrohej kufirit bullgar. Zjarrfikësit bullgarë e shuan zjarrin së bashku me homologët e tyre maqedonas dhe zjarrfikësit nga Austria dhe Sllovenia.

Sipas Televizionit kombëtar bullgar (BNT), në vendin tonë kanë mbetur akoma edhe 27 zjarrfikës bullgarë të cilët do të vazhdojnë të ndihmojnë derisa zjarret të shuhen plotësisht.

Gjatë ditës së djeshme ishte djegur deponia “Krasta” në Kumanovë. Ekipet e “Pastërtisë dhe gjelbërimit”, kompani private me mekanizëm, kurse paraprakiht ekipe të zjarrfikësve territorialë lokalizuan zjarrin.

Në Berovë, nga ana tjetër, u zhvillua aksion për mbledhjen e shisheve plastike dhe mbeturinave të mbetura pas zjarreve të mëdhenj të pyjeve. Aksioni u realizua në bashkëpunim me administratën komunale, qytetarët e angazhuar përmes programit për punë publike, punonjësit e ndërmarrjes publike, si dhe vullnetarët që ndihmuan në mbledhjen e shisheve plastike dhe mbeturinave të tjera të mbetura në shuarjen e zjarreve të mëdhenj pyjorë që preku Berovën- rajon i Pehçevos.

Në aktivitetet për shuarjen dhe parandalimin e zjarreve në vend nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë angazhuar zyrtar policor, janë realizuar moto-patrulla dhe janë përdorur automjete, ndërsa në teren janë edhe pjesëtarët e të gjitha njësive speciale të policisë. Për zjarret në zonën e Delçevës, në bisedë zyrtare janë thirru dy persona të moshës 57 dhe 47 vjeç, nga fshati Nov Istvnik dhe nga fshati Cërnik.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski në një postim në rrjetin social Facebook shkroi se një pjesë e zjarreve në vend u ndezën ose u shkaktuan nga pakujdesia e njerëzve të caktuar dhe pikërisht për këtë arsye, siç bëri thirrje, duhet të kemi përgjegjësi më serioze.

“Deri tani, Ministria e Punëve të Brendshme,  ka arrestuar 17 persona, në stacion policor janë thirrur 16 persona, janë ngritur tre kallëzime penale dhe dy kundërvajtje. Akoma punohet në një pjesë të mirë të këtyre rasteve dhe sapo të përfundojë e gjithë procedura, do të dorëzohen parashtresat e duhura”, shkroi Spasovski.

Procedura, siç theksoi, zhvillohet në koordinim me prokurorin publik dhe prej aty merren udhëzimet në lidhje me kualifikimin e veprës penale.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdimisht bën thirrje që të respektohet rreptësisht ndalimi i lëvizjes në zonat pyjore, qytetarët të përmbahen nga ndezja e zjarreve, plehratve dhe kashtave në fusha, të mos hedhin zjarre të pashuara dhe të mos lënë shishe qelqi apo objekte të tjera, të cilat nëse qëndrojnë në diell për një kohë më të gjatë mund të shkakrojnë zjarr. E patjetësueshme është vigjilenca maksimale dhe sjellja plotësisht e përgjegjshme e secilit individ, porosisin nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button