fbpx

Mimoza Kusari do të jetë kandidate e Vetëvendosjes për komunën e Gjakovës

Mimoza Kusari-Lila do të jetë kandidate e koalicionit në mes të Vetëvendosjes dhe Alternativës për kryetare të Komunës së Gjakovës në zgjedhjet lokale të tetorit, raporton Koha.net.

Në një njoftim në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se “Fryma e shkëlqyeshme e bashkëveprimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Alternativës për Kosovën ka sjellë rezultate të mira në nivel qendror e tash është momenti ta zgjerojmë edhe në nivel lokal”.

Kusari-Lila ka qenë kryetare e Gjakovës në mandatin e shkuar. Pas katër vjetësh qeverisje, humbi në zgjedhjet e fundit lokale nga Ardian Gjini i AAK-së.

Në Kuvend, Kusari-Lila ka ushtruar detyrën e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button