Danillovski: Nxënësi i vaksinuar është më i mbrojtur sesa i pa vaksinuar

A duhet që nxënësit të shkojnë në shkollë nga 1 Shtatori, duke pasur parasysh faktin se numrat e kovidit janë në rritje? Sa do të jetë e sigurt që fëmijët të ndjekin mësimin në bankat shkollore? A duhet të vaksinohen fëmijët? Këto pyetje u ngritën pas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që ka shumë gjasa që nxënësit të kthehen në shkollë në vitin e ardhshëm shkollor. Prof. Dr Dragan Danillovski nga Fakulteti i Mjekësisë, beson se nëse fëmijët vaksinohen, është e qartë se do të ulet rreziku i infektimit dhe pastaj të jenë transmetues të virusit përreth – mbi të gjitha, anëtarëve të familjes, raporton Portalb.mk.

“Është e qartë se mësimi i drejtpërdrejtë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për fëmijët, jo vetëm për shkak të cilësisë së mësimdhënies, por edhe për shkak të socializmit të tyre. Fakti është se fëmijët tanë “u egërsuan”. Përndryshe, pyetja ka përgjigje me shumë kuptime. Në parim, nëse fëmijët vaksinohen, është e qartë se ata do të zvogëlojnë rrezikun e infektimit e më pas të bëhen transmetues të virusit përreth, mbi të gjitha, tek familjarët e tyre. Nga ana tjetër, fëmijët, edhe nëse infektoheshin, do ta kalonin sëmundjen me lehtësi. Por ato do të jenë akoma burime infeksioni”, thotë epidemiologu për “Meta”.

Nëse e lëmë mënjanë momentin e transmetimit të virusit, shton ai, megjithatë, është prioritet absolut që fëmijët të vaksinohen me sëmundje të caktuara kronike, për shkak të të cilave ata do të ishin në rrezik më të madh nëse marrin kovid.

“Këtu ka një problem tjetër etik. Përkundër faktit se fëmijët kanë rol të rëndësishëm si bartës të virusit, unë ende mendoj që së pari duhet të vaksinohen të gjithë të rriturit me dy doza, e vetëm atëherë fëmijët. Sigurisht, vullnetarisht. Përfshi edhe prindërit e fëmijëve. Sigurisht, secili prind duhet të vendosë vetë për fëmijën e vet. Fakti është se një fëmijë i vaksinuar është më i mbrojtur sesa një i pavaksinuar”, shton Danillovski.

Vaksina e vetme e aprovuar për fëmijët mbi 12 vjeç është ajo e Pfizer, thekson profesori.

Personalisht, unë mendoj se për ta është i mjaftueshëm ndonjë me virus të çaktivizuar – siç janë kinezët, por ky është vetëm mendimi im modest personal. Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë kineze të aprovuar për njerëzit nën 18 vjeç. Për fëmijët e moshës 6 deri në 12 vjeç të cilët nuk i nënshtrohen vaksinimit kundër kovid, amerikanët po shqyrtojnë mundësinë që ata të testohen me teste të shpejta të antigjenit një herë në javë dhe prindërit e tyre dhe anëtarët e tjerë të familjes doemos të vaksinohen. Për mësuesit, natyrisht, të gjithë duhet të vaksinohen prej të parit deri te i fundit , theksoi Danillovski.

MASH dje tha se sistemi arsimor ishte gati për tre skenarë që janë miratuar në seancë të qeverisë.

“Gjëja e parë për të cilën edhe angazhohemi, sepse është në interesin më të mirë të nxënësve  dhe nuk ka alternativë më të mirë është hapja e plotë e shkollave dhe të gjithë nxënësit të jenë në banka, në përputhje me të gjitha protokollet e miratuara. Skenari i dytë parashikon që mësimi të jetë si në vitin 2020/2021 i cili rezultoi i suksesshëm dhe efektiv – një pjesë e nxënësve të ndjekin mësimet me prani fizike sipas protokolleve të veçanta, kurse një pjesë të realizojnë onlajn mësimin dhe skenari i tretë parashikon ndërrimin e nxënësve nga një javë  me prani fizike në shkolla, në mënyrë që ato të mos mbyllen plotësisht. Cili nga tre skenarët do të zbatohen do të varet nga situata epidemiologjike, për çka do të vendosë Komisioni për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive”, thanë ata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button