Zgjedhjet në RMV, paralajmërohet ardhja e 250 makinave të para për gjurmë të gishtave deri më 25 gusht

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) e nënshkroi kontratën me kompaninë gjermane “Dermalog”, e cila duhet të sigurojë terminalet e nevojshme për leximin e gjurmëve të gishtave, sistemin për funksionimin e tyre dhe do të kujdeset për mirëmbajtjen e tyre në katër vitet e ardhshme ose katër cikle zgjedhore. Kontrata kap vlerën rreth 11 milionë euro. 250 terminalet e parë për leximin e gjurmëve të gishtave që do të aplikohen në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti në vend duhet të arrijnë më 25 gusht, tha sot në një intervistë për AIM presidenti i KSHZ -së Aleksandar Dashtevski, transmeton Portalb.mk.

-Kontrata është lidhur dhe përveç kësaj që e thatë, softueri dhe terminalet, aty përfshihen edhe pajisje të tjera që nënkuptojnë pajisje shtesë, pjesë këmbimi, kjo përfshin kutinë ose valixhen klasike për ruajtjen e pajisjeve e cila gjithashtu është bërë sipas standardeve të caktuara në mënyrë që të mos mbrohet nga thyerja, pluhuri, ujë, ka bateri litiumi, këtu janë kabllot e lidhjes dhe të komplet pajisja. Me janë skaneri dhe printeri termik, tha Dashtevski.

Ai theksoi se marrëveshja i mbulon edhe shërbimet që kompania duhet t’i sigurojë për Komisionin në katër vitet e ardhshme.

-Shërbimet siç janë përcaktuar dje në kontratë do të zgjasin jo vetëm për këtë proces zgjedhor, por do të zgjasin për katër vitet e ardhshme, servisimi i pajisjeve dhe realizim të tërë procesit zgjedhor në aspekt të vendosjes së gjurmëve të gishtave. Ajo që ishte dilemë në publik përse kontratë e tillë dhe si do të bëhet, do të thotë se zgjidhet me këtë, sepse mbështetja e shërbimit do të jetë 60 muaj, duke filluar nga nënshkrimi i kontratës dhe në përputhje me planin për mbështetje dhe mirëmbajtje të theksuar në pjesën teknike të ofertës së bartësit të prokurimit, ndërsa bartësi i prokurimit është kompania me të cilën e lidhëm kontratën, që do të thotë se ato shërbime që do t’i japin janë që të jenë të pranishme këtu në terren me 150 e më shumë inxhinierët nëse vlerësojnë ashtu. Pas përfundimit të kontratës, ata do të nënshkruajnë kontrata me kontraktues dhe nënkontraktues të cilët do të jenë këtu për ndihmë, për logjistikë, tha Dashtevski për AIM.

Ndër të tjera, ai shpjegon se punonjësit e kompanisë “Dermalog” do të bëjnë një inspektim teknik të terminaleve, gjithashtu do të duhet të bëjnë manuale për përdorim që do t’i ketë secili kryetar dhe nënkryetar i bordit zgjedhor dhe janë rreth 7000 persona që do gjithashtu të trajnohen. Punonjësit e “Dermalog” gjithashtu do të mbushin dhe zbrazin terminalet me të dhëna nga vendvotimi ku do të përdoret terminali përkatës.

“Ata duhet ta lidhin softuerin e tyre me softuerin tonë dhe t’i mbushin terminalet me numra sipas Listës Zgjedhore, gjegjësisht sipas vendvotimeve”, thotë Dashtevski.

Ai thekson se si opsion më i sigurt ata zgjodhën terminalet që të përmbajnë vetëm të dhënat e njerëzve që do të votojnë në qendrën e votimit. Terminalet nuk do të lidhen me internetin dhe siguria e të dhënave personale të qytetarëve është e garantuar.

– Ne kemi ligjet tona dhe ne do ta rregullojmë atë me Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ndërsa siç e dini, Ministria e Punëve të Brendshme na i dorëzoi të dhënat të dielën. Ato janë të koduara dhe nuk mund t’i hape askush dhe janë futur tek ne në server. Askush nuk mund t’i hapë ato. Kur të vijë dita për mbushje, ato do të deshifrohen dhe do të ngarkohen në terminale. Do të dihet saktësisht se cili terminal do të jetë për cilin vendvotim. Ata që do t’i menaxhojnë (terminalet) nuk mund t’i nxjerrin, t’i hapin sepse ka një server special me të cilin ata janë të ngarkuar dhe vetëm ai server është programuar për këtë, tha Dashtevski.

Punonjës nga “Dermalog” do të jenë të lëvizshëm ditën e zgjedhjeve dhe në çdo KKZ do të ketë një ose dy inxhinierë të cilët do të jenë vazhdimisht në detyrë. Në fund të ditës së zgjedhjeve, terminalet do të merren nga bordet zgjedhore dhe të dhënat do të kthehen në server, pastaj ato do të kodohen përsëri dhe do t’i kthehen MPB-së.

Terminalet, sistemi, pajisjet dhe shërbimet e tjera që “Dermalog” do t’i jep për katër cikle zgjedhore me radhë do të kushtojnë rreth 11 milionë euro.

– Tani për zgjedhjet lokale, pastaj zgjedhjet e ardhshme presidenciale, parlamentare dhe lokale, shërbimi dhe ata duhet ta zbatojnë këtë procedurë që po them. Do të jetë për pesë vjet, shërbimi për pajisjet është katër vjet, ndërsa garancia për pajisjet është pesë vjet. Shuma e përgjithshme për pesë vjet është 678 979 979 denarë, tha Dashtevski.

Pagesa e kësaj shume, nëse i gjithë procesi është i suksesshëm, do të jetë pas zgjedhjeve lokale, gjegjësisht në mes të nëntorit të këtij viti.

Në intervistën që AIM do të publikojë të shtunën, Dashtevski vlerëson se përgatitjet për zgjedhjet lokale do të jenë në kohën e duhur dhe përkundër faktit se ndryshimet në Kodin Zgjedhor ende nuk janë miratuar, trajnimi për aplikimin e terminaleve të gjurmëve të gishtave, edukimi i anëtarëve të sapo zgjedhur të bordeve zgjedhore do të zhvillohen paralelisht. Dashtevski gjithashtu thotë se masat për të parandaluar përhapjen e kovid-19 do të zbatohen edhe për këto zgjedhje, me përjashtim të kohëzgjatjes së votimit, duke pasur parasysh se ishte rregulluar me një dekret të qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button