Prej nesër deri më 13 shtator do të mund të aplikohet për çmimin “22 Nëntori” në Maqedoninë e Veriut

Aplikimi për Çmimin shtetëror “22 nëntori” do të mund të bëhet prej 13 gushtit deri më 13 shtator të këtij viti, ku mund të aplikojnë shtetasit e RMV-së dhe të huajt, transmeton Portalb.mk.

“Me çmimin shtetëror “22 Nëntori” I jepet mirënjohje njerëzve nga politika, jeta kulturorë shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë dhënë kontribut në përparimin e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërmjet pjesëmarrësve të bashkësisë, kulturave dhe religjioneve të ndryshme në RMV”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut, ku edhe duhet të dorëzohen aplikimet.

Çmimi mund t’i ndahet ndonjë individi ose grupi, ndërsa brenda një viti mund të ndahen maksimum dy çmime. Fituesi i çmimit do të shpërblehet me një shumë sa pesë rrogat mesatare në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button