Për dy ditë, 13 qytetarë të Pollogut e kanë lëshuar shtetin gjatë kohës që ishin në izolim

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë që ka nën kompetenca edhe qytetin e Gostivarit, informon se pas katër rasteve të ditës së djeshme, sot 9 persona të tjerë të cilët, edhe pse të vendosur në izolim shtëpiak, prapë e kanë lëshuar shtetin. Nga këta nëntë persona, vetëm njëri prej tyre ishte pozitiv me Covid-19, ndërsa të tjerët ishin izoluar në shtëpi për shkak të kontaktit me persona tjetër të infektuar, njofton Portalb.mk.

“Në periudhën nga data 08 deri më 11 gusht të këtij viti, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë në zonën e Tetovës dhe Gostivarit, kanë kontrolluar personat të cilëve u ishte dhënë një vendim për izolim dhe personat pozitiv me Kovid-19. Duke vepruar kështu, është arritur në përfundimi se personi D.L. nga Kosova, me banim në vendin tonë, G.S. (54) nga Tetova, dy të mitur dhe nëna e tyre A.L. (37) nga Tetova, M.G. (49) dhe A.H. (20) nga Reçica e Vogël, si dhe B.H. (35) nga Liseci Tetovës dhe M.Z. (54) nga Gostivari, të gjithë me vendim për izolim dhe trajtim në shtëpi, u larguan nga vendi”, tha Fatmir Rexhepi nga SPB Tetovë.

Këta persona janë larguan nga shteti drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Pasagjerët që udhëtojnë me makinë, në disa vende të Evropës Perëndimore rrallë u kërkohet të bëjnë test PCR.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button