Casillas ka oferta nga klube tjera

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, i cili po e ‘shijon’ kohën në pankinën mbretërore, besohet se ka marrë oferta serioze për t’u larguar nga Santiago Bernabeu gjatë verës.
 AS raporton se portieri po e ka shumë të vështirë qëndrimin në pankinë, pasi Diego Lopez i cili doli në skenë për shkak të lëndimit të tij, nuk po tregon rënie në formë.

Sportivja madrilene shkruan se Casillas ka marrë oferta shumë serioze nga Arsenali dhe Liverpooli për t’u transferuar gjatë verës.

Madje besohet se Casillas u ka thënë miqve të tij të ngushtë se në rast se Mourinho nuk e ndryshon qasjen ndaj tij dhe në rast se ai nuk largohet nga Reali, atëherë do të shqyrtonte ofertat e klubeve angleze. 

Lajme të ngjashme

Back to top button