Në Sicili është shënuar temperatura më e lartë në Evropë deri tani – 48.8 gradë

Temperaturë prej 48.8 gradë celsius është regjistruar në Sicili, e cila nëse konfirmohet nga Organizata Botërore Meteorologjike (OBM), do të jetë një rekord i ri evropian. Autoritetet rajonale matën temperaturën dje në afërsi të Sirakuzës, transmeton Portalb.mk.

Sipas OBM-së, rekordi aktual zyrtar në Evropë është 48 gradë, i matur në Athinë në vitin 1977.

Vala e fundit e nxehtësisë në Itali është për shkak të anticiklonit Lucifer, i cili po lëviz nga Afrika. Parashikohet që Luciferi të lëvizë në veri përgjatë kontinentit italian dhe do të godasë edhe Romën.

Ministria italiane e Shëndetësisë ka lëshuar alarmin e kuq në disa rajone për shkak të nxehtësisë ekstreme dhe numri i qyteteve që përballen me rrezikun më të lartë shëndetësor deri nesër do të rritet nga tetë në 15. Vala e të nxehtit mesdhetare shkaktoi zjarre të mëdhenj në Italinë jugore dhe rajonet më rëndë të goditura janë Sicilia, Kalabria dhe Pulia. Zjarrfikësit italianë dje shuan më shumë se 300 zjarre në të gjithë Sicilinë dhe Kalabrinë në një periudhë prej 12-orësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button