Mickoski nuk do të marrë pjesë në festën për përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Festimi i përvjetori i marrëveshjes kornizë të Ohrit, në vend të një axhende shtetërore, u bë promovim partiak-politik. Nëse me të vërtetë do të kujdeseshin për frymën e marrëveshjes kornizë, atëherë paratë nga festimi do të ishin destinuar në mënyrë më të mençur dhe të jepen për riparimin e shkollave në Tetovë, Gostivar, Kumanovë ose për të zgjidhur problemin e ujit të pijshëm në Tetovë. Ndërsa, natyrisht, ato do të përdoren më së miri për t’i shërbyer kanadezëve për shuarjen e zjarrit, akuzoi VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk.

“Në vend të kësaj, koalicioni qeverisës i dha përparësi krimit në vend të bashkëjetesës. Kërcënimi më i madh ndaj marrëveshjes kornizë  është pikërisht qeveria që i ndan njerëzit në ata që janë me ta dhe në njerëzit që nuk janë.
Në të njëjtën kohë, qeveria duhet të përgjigjet nëse festimi i marrëveshjes kornizës dhe shtyrja e masave për shkak të festimit a nuk do të thotë dëshmi e politizimit të plotë të procesit dhe njëkohësisht kujdes i rremë për shëndetin e qytetarëve.  Prandaj, VMRO-DPMNE dhe kryetari Mickoski nuk do të marrin pjesë në një dekor të tillë. Nuk ka nevojë për paradë parazgjedhore partiake në kushtet të krizës së rëndë ekonomike dhe shëndetësore, marrëveshja kornizë është punë e kryer. Paratë mund të përdoren për shumë qëllime të tjera!”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button